Bejker: Humbesi te pranoje humbjen
Lideret politike shqiptare duhet te marrin shembull zgjedhjet presidenciale amerikane te vitit 2000 mes Xhorxh Bush dhe Al Gore, ku palet ne te njejten situate si ne Tirane sot, respektuan vendimin e gjykates dhe nuk futen vendin ne kaos. Mesazhi kuptimplote per klasen politike shqiptare, situaten e tejzgjatur te rezultatit te zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes, dhe ankim pas ankimi, vjen ne nje analize nga ish Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhejms Bejker (James Baker III), botuar ne revisten prestigjioze “Foreign Policy”. Duke dhene keshilla nga eksperienca e tij, Baker shprehet se disa mesime te nxjerra nga zgjedhjet e vitit 2000 ne SHBA vlejne ne rastin e Shqiperise. Me pak fjale, se zgjidhja nuk mund te vije nga negociatat mes paleve, por nga fakti qe kandidatet konkurrues duhet te jene te gatshem te pranojne rezultatin e ketij procesi. “Amerika ishte me fat qe Gore dhe Bush qene dy kandidate te gatshem te vendosnin interesin e vendit permbi ambiciet e tyre”, shprehet Bejker, duke lene te kuptohet se e njejta gje duhet te ndodhe ne Shqiperi, qe vendi te mos hyje ne kaos.
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Bejker, i ben thirrje Shqiperise te respektoje sundimin e ligjit, qe perben kuadrin e nje demokracie te rregullt. Zoti Bejker, i cili mbahet mend ne Shqiperi per pritjen e pashembullt entuziaste qe iu be gjate vizites se tij 20 vjet me pare ne Tirane, shkruan se bllokimi i vazhdueshem politik i vendit rrezikon perspektiven e integrimit te tij te metejshem ne institucionet evropiane dhe globale.
Ish-Sekretari i Shtetit merr si shembull zgjedhjet per bashkine e Tiranes. “Sigurisht, thote z. Bejker, une e di mire se c’jane zgjedhjet me rezultat teper te ngushte sepse ne vitin 2000 kryesoja ekipin ligjor te z. Xhorxh E. Bush gjate rinumerimit te votave ne shtetin Florida.” Pervoja ime ne rinumerimin e Florides gjate zgjedhjeve presidenciale amerikane, me ka dhene disa mesime, qe mendoj se mund te zbatohen sot ne Shqiperi,” shkruan z. Bejker. “Kur kufiri qe ndan kandidatet eshte teper i holle, mund te gjesh argumente te pafund lidhur me ceshtjen nese nje pjese e caktuar e votave eshte numeruar apo jo si duhet. Numerimi i votave eshte nje art po aq sa edhe nje shkence, dhe, kur zgjedhjet perfundojne me nje rezultat aq te ngushte saqe cdo vote mund te ndikoje mbi rezultatin, atehere del se gjykimi njerezor ka nje ndikim te madh mbi procesin e numerimit. Ne raste te tilla, secila pale mund te nxjerre argumente bindese se perse votat duhen numeruar ne ate menyre qe e lejon ate te fitoje. Dhe, nese argumenti i saj nuk pranohet, eshte joshese te pretendosh se zgjedhjet ‘u vodhen’,” shkruan z. Bejker ne revisten Foreign Policy.
"Kur zgjedhjet jane me rezultat teper te ngushte, thote ish Sekretari i Shtetit, eshte e kote te sugjerosh se dyja palet duhet te perpiqen te gjejne nje zgjidhje me negociata apo me dialog. Ne Florida ne vitin 2000, nuk ishte e mundur nje zgjidhje me negociata mes Xhorxh E. Bushit dhe Al Gorit dhe, sigurisht, kjo nuk eshte e mundur as sot ne Tirane. Njeri kandidat do te fitoje, tjetri do te humbase. Po keshtu, nuk do te ishte e pershtatshme ne kete rast mosnjohja e rezultatit dhe mbajtja e zgjedhjeve te reja.”
“E vetmja menyre per zgjidhjen e rasteve si Florida ne vitin 2000 dhe Tirana sot, eshte te kesh nje proces te besueshem dhe te drejte per zgjidhjen e ceshtjeve te diskutueshme te ligjit dhe te faktit e pastaj te shpallesh fituesin. Dhe kandidate konkurrues duhet te jene te gatshem te pranojne rezultatin e ketij procesi.”
“Me ne fund, sic e dime te gjithe, Gjykata e Larte vendosi ne favor te zotit Bush. Zoti Gore mund te mos e kishte pranuar rezultatin dhe ta kishte futur ne kaos qeverine amerikane. Por ai nuk e beri kete. Ne te vertete, fjalimi dinjitoz me te cilin zoti Gore e pranoi humbjen, ishte nje model per raste te tilla. Te dy ata e kuptuan se historia do t’i kishte gjykuar ashper nese do te kishin vene interesin e tyre personal mbi interesin e popullit amerikan, sic percaktohet nga sundimi i ligjit.”
“Ne fund, sistemi amerikan funksionoi. Vertet qe ishte nje zgjedhje me rezultat te ngushte, por nuk pati trazira ose tanke ne rruge - vetem disa demonstrata paqesore. Rezultati? Amerika edhe nje here perjetoi nje transferim paqesor te pushtetit.”
“Shqiperia eshte me fat qe ka nje kuader ligjor te ngjashem - Kolegji Zgjedhor e saj degjon apelimet ndaj vendimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve – per te zgjidhur ne menyre te drejte ceshtjet e diskutueshme. Kolegji Zgjedhor i Shqiperise perbehet nga tete anetare te zgjedhur me short nga radhet gjyqtareve te apelit. Anetaret e zgjedhur rastesisht te Kolegjit Zgjedhor jane emeruar ne kohe te ndryshme nga qeverite e te dy partive te medha politike. Dhe te dy vendimet e tij deri me sot per zgjedhjet e Tiranes kane qene te njezeshme”.
“Me 27 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi qe Lulezim Basha kishte fituar me 93 vota, edhe pse socialistet po e apelojne kete ne Kolegjin Zgjedhor, i cili tani do te duhet te vendose mbi zgjedhjet Tirane per te treten here. Megjithese opozita mund te mos jete plotesisht e kenaqur me rezultatin - ashtu si shume demokrate amerikane ende shprehin zhgenjimin me fitoren e zotit Bushi ne vitin 2000 – ajo qe mbetet per t'u pare eshte nese opozita do ta pranoje vendimin qe ka dale nga procesi ligjor i themeluar ne vend.”
SHKRIMI I PLOTE
A mund te nxirren mesime ne Shqiperi nga gara Bush-Gore?
Nga James Baker III
Njezet vjet me pare, pavaresisht shqetesimit per sigurine, qendrova permbi nje platforme te drunjte ne sheshin kryesor te Tiranes, per te folur para nje mase te ngazellyer prej 300 mije vetesh. Dhjetera mijera te tjere ishin rreshtuar anash rruges neper te cilen kalova qe nga aeroporti. Si i pari zyrtar i larte amerikan qe vizitonte ate shoqeri te mbyllur pas me shume se 50 viteve te sundimit komunist, mesazhi im ishte i thjeshte. “Liria ben te sajen”, u thashe. “Me ne fund jeni te lire te keni mendimet tuaja… Me ne fund jeni te lire te zgjidhni udheheqesit tuaj”.
Tani, teksa reflektoj mbi ate vizite dhe admirimin e madh per popullin shqiptar, kuptoj se mund te kisha shtuar edhe dicka tjeter: Po, liria ben te sajen, por e ben me mire kete kur qytetaret respektojne, pa kurrfare medyshjeje dhe i binden sundimit te ligjit qe garanton kornizat e nje demokracie funksionale.
Kjo eshte e rendesishme per t’u konsideruar teksa ngerci politik ne vend pengon perspektiven e integrimit te metejshem evropian dhe global. Nderkohe qe Shqiperia iu bashkua NATO-s ne vitin 2009 dhe konsiderohet nje vend kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian, pranimi i saj eshte dobesuar nga raportet e shumeperhapura per mosfunksionim politik.
Shembulli me i fundit i ngercit te nyjetuar politik, ishin zgjedhjet jashtezakonisht te ngushta per kryebashkiakun e Tiranes. Dy kandidatet, perfaqesues te dy partive politike me te medha, jane nder figurat politike kryesore te vendit. Gara vuri perballe Lulzim Bashen e Partise Demokratike ne mazhorance - nje ish-minister i Jashtem - dhe Edi Ramen, liderin e socialisteve - partise kryesore te opozites. Me pothuajse 250 mije vota te hedhura, Rama pretendon nje avantazh prej 10 votash, ndersa Basha se eshte 81 vota perpara. Fituesi nuk eshte shpallur ende zyrtarisht dhe nje trupe gjykatesish eshte ne shqyrtim te argumenteve, se cilat vota duhen numeruar dhe cilat jo. Kundershtia eshte ne vazhden e nje kaosi politik te lindur qe ne zgjedhjet e kontestuara te vitit 2009, pas se cilave, socialistet organizuan demonstrata masive per te protestuar kunder asaj qe ata quanin parregullsi serioze ne votime.
Sigurisht, une e di mire se c’jane zgjedhjet me rezultat teper ngushte, sepse ne vitin 2000 kryesoja ekipin ligjor te George E. Bush gjate rinumerimit te votave ne shtetin e Florida-s. Rezultati i atij rinumerimi, do te vendoste Presidentin e ardhshem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Perafersisht, ne Florida ishin hedhur 6 milione flete votimi dhe pas numerimit fillestar, kandidatet u ndane nga 300 vota. Pervoja ime ne rinumerimin e Florida-s gjate zgjedhjeve presidenciale amerikane, me ka dhene disa mesime, qe mendoj se mund te zbatohen edhe ne situaten ne Shqiperi.
Kur kufiri qe ndan kandidatet eshte i holle ku s’ka me, mund te gjesh argumente te pafundme lidhur me ceshtjen nese nje pjese e caktuar e votave u numeruan si duhet apo jo. Numerimi i votave eshte art, po aq sa edhe shkence dhe, kur zgjedhjet perfundojne me nje rezultat aq te ngushte, saqe cdo vote mund te ndikoje mbi rezultatin, atehere del se gjykimi njerezor ka nje ndikim te madh mbi procesin e numerimit. Ne raste te tilla, secila pale mund te nxjerre argumente bindese, se perse votat duhen numeruar ne ate menyre qe e lejon ate te fitoje. Dhe me deshiren per te fituar, sigurisht, secila pale behet njesh me argumentin e saj dhe e beson si te vetmin qe eshte korrekt. Nese argumenti i saj nuk pranohet, pretendimi se zgjedhjet ‘u vodhen’ eshte joshes.
Kur zgjedhjet jane me rezultat teper te ngushte, eshte e kote te sugjerosh se te dyja palet duhet te perpiqen te gjejne nje zgjidhje me negociata apo me dialog. Ne Florida, ne vitin 2000, nuk ishte e mundur nje zgjidhje me negociata mes George E. Bush-it dhe Al Gore-it dhe, sigurisht, kjo nuk eshte e mundur as sot ne Tirane. Njeri kandidat do te fitoje, tjetri do te humbase. Po keshtu, nuk do te ishte e pershtatshme ne kete rast mosnjohja e rezultatit dhe mbajtja e zgjedhjeve te reja. Do te ishte e pakuptimte t’u thoshe votuesve se vota e tyre vlen, perjashto rastet kur zgjedhjet jane kaq te ngushta saqe vota e tyre mund te vendoste rezultatin.
E vetmja menyre per zgjidhjen e rasteve si Florida ne vitin 2000 dhe Tiranes sot, eshte te kesh nje proces te besueshem dhe te drejte per zgjidhjen e ceshtjeve te diskutueshme te ligjit dhe te faktit e pastaj te shpallesh fituesin. Dhe kandidatet konkurrues duhet te jene te gatshem te pranojne rezultatin e ketij procesi.
Ne rastin e Florida-s, u fut ne pune sistemi i gjykatave amerikane dhe perfundimisht Gjykata e Larte. Roli i saj ishte degjimi i argumenteve te seciles pale dhe te merrte nje vendim qe pashmangshem do te zhgenjente njerin prej kandidateve. Amerika ishte me fat qe Gore dhe Bush qene dy kandidate te gatshem te vendosnin interesin e vendit permbi ambiciet e tyre.
Ne fund, sic e dime te gjithe, Gjykata e Larte vendosi ne favor te Bush-it. Gore mund te mos e kishte pranuar vendimin dhe ta fuste ne kaos qeverine amerikane. Por nuk e beri kete. Ne fakt, fjalimi dinjitoz me te cilin Gore e pranoi humbjen, ishte nje model per raste te tilla. Jam i sigurt se Bush do te kishte bere te njejten gje, nese vendimi i gjykates do te kishte qene kunder tij. Te dy e kuptuan se historia do t’i kishte gjykuar ashper nese do te kishin vene interesin e tyre personal mbi interesin e popullit amerikan, sic percaktohet nga ligjet ne fuqi.
Ne fund, sistemi amerikan funksionoi. Vertet qe ishin nje pale zgjedhje me rezultat te ngushte dhe me emocione te ndezura ne te dy krahet, por nuk pati trazira apo tanke ne rruge - vetem disa demonstrata paqesore. Rezultati? Amerika edhe nje here pa nje nderrim paqesor te pushtetit.
Shqiperia eshte me fat qe ka nje kuader ligjor te ngjashem - Kolegji Zgjedhor i saj degjon apelimet ndaj vendimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve - per te zgjidhur ne menyre te drejte ceshtjet e diskutueshme. Kolegji Zgjedhor i Shqiperise perbehet nga tete anetare te zgjedhur me short nga radhet e gjyqtareve te apelit. Anetaret e zgjedhur rastesisht te Kolegjit Zgjedhor, jane emeruar ne kohe te ndryshme nga qeverite e te dy partive te medha politike te vendit. Dhe te dy vendimet e tij deri me sot per zgjedhjet e Tiranes kane qene te njezeshme.
Me 27 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi qe Lulzim Basha kishte fituar me 93 vota, edhe pse socialistet po e apelojne kete ne Kolegjin Zgjedhor, i cili tani do te duhet te vendose mbi zgjedhjet ne Tirane per te treten here. Megjithese opozita mund te mos jete plotesisht e kenaqur me rezultatin - ashtu si shume demokrate amerikane ende shprehin zhgenjim per fitoren e Bush-it ne vitin 2000 - ajo qe mbetet per t’u pare eshte nese opozita do ta pranoje vendimin qe ka dale nga procesi ligjor.
Duke njohur pranimin krahehapur te demokracise dhe lirise, deshmitar i te cilit kam qene 20 vjet me pare, jam i bindur se eshte ky lloj lidershipi qe Shqiperia meriton dhe do.