E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje parti socialiste e demokratizuar

Nga Edlira Haxhiymeri
Besoj se ne te gjithe ne kete salle kemi nje deshire te perbashket e duam Shqiperine nje vend te perparuar te begate e te qete ku ne dhe femijet tane te ndertojme jeten si te gjithe qytetaret e hapesires Euro Atlantike.
Partite politike duhet te jene mundesia me e mire per ti dhene jete endrres se qytetareve dhe per ti sherbyer vendit. shte kjo arsyeja qe kerkojme demokratizimin e tyre.
Partite politike ne Shqiperi edhe pas 20 vitesh demokraci duket se jane ende larg ketij qellimi.
Fatkeqesisht prej kohesh partite politike ne vend po pengojne ndertimin e nje qeverisjeje me te mire me demokratike me perfituese per te gjithe qytetaret. Epiqendra e politikes eshte bere perfitimi me i madh per nje grusht individesh qe kane mberthyer lidershipin e partive.
Shqiperia edhe kete here mbeti jashte hapesires europiane jo se qytetaret e saj jane me te prapambetur se fqinjet por se klasa jone politike e ka monopolizuar politiken dhe e perdor ate per qellime tejet personale.
Partite politike po perjetojne nje krize te thelle te demokracise se tyre te brendshme. Ato e kane humbur misionin per te cilin jane ndertuar dhe funksionojne si parti te kryetareve.
Koncepti i demokracise i shpikur nga iluministet francez dhe i adoptuar nga kushtetuta amerikane per here te pare ishte se pushteti duhej ndare ne sa me shume duar rivale mes njera tjetres te cilat siguronin prurjet me te mira ne ide drejtim dhe menaxhim.
Ajo qe ndodh sot ne partite tone eshte se lidershipi e mendon dhe e trajton forcen politike si prone te veten si monopol ku askush dhe per asnje arsye nuk ka te drejte ti konkurroje. Ndryshe shpallesh armik
Historia ka provuar tashme se ne nje sistem me konkurrence te forte individet do mund te jepnin me te miren e tyre. Konceptet e konkurrences e ballafaqimit e krahasimit dhe e vleresimit mbi baze kontributesh dhe vlerash jane zhdukur ne mjediset tona politike.
Ne vend te tyre ka lulezuar vasalizmi ndaj kryetarit. Ne kete sistem kryetaret ndjehen komode anetaresia dhe shoqeria vuan.
Modelet e sistemit te konkurrences dhe perparesite e tij nuk mungojne. Ne sistemin amerikan te partive konkurrenca brenda tyre ka mundesuar debatin ballafaqimin e ideve dhe menyrave te menaxhimit me te mire te burimeve njerezore dhe atyre materiale si dhe transparencen ndaj publikut dhe unifikimin e strukturave. Individet konkurrojne brenda partise me programe ne sy te publikut dhe me pas votohen nga anetaresia ne te gjithe vendin. Fituesi eshte cilesor i pergjegjshem dhe i pranuar. Ai nuk eshte i perjetshem dhe i pazevendesueshem.
Ky model duhet te behet pjese e kultures sone politike. E perkthyer ne situaten ne Shqiperi eshte e domosdoshme qe partite politike por Partia Socialiste ne rastin tone te ndertoje rregulla te sakta te konkurrences dhe transparences brenda saj. Konkurrimi i kandidateve me platforma ide dhe strategji brenda vetes do te sillte ne finish individet me me vlere. Nga ana tjeter organizimi i nje procesi zgjedhor me transparence ku te propozuarit dhe votuesit vendosen ne pozicione transparente deri ne rezultatin final e ben procesin te besueshem te pranueshem dhe te suksesshem. Nje parti qe funksionon brenda vetes me te tilla standarde ka gjithe te drejten te kerkoje nga analoget e saj te bejne te njejten gje dhe te kontribuoje bashkerisht ne krijimin e klimes se mirekuptimit ne vend te asaj te mosbesimit ne te gjithe shoqerine.
Ndertimi i nje modeli partie ku mbizoterojne rregullat konkurrenca vlerat kontributet transparenca do ti sherbente nje qeverisje te suksesshme. Por ky model do te transmetonte kulturen e duhur politike edhe tek te rinjte dhe te rejat.
Partite politike jane padyshim edhe mjedise ku rriten dhe formesohen brezat e politikaneve te rinj djemve dhe vajzave qe kane ambicie per ta patur politiken fushen e tyre te profesionit dhe te angazhimit.
Rrenjosja tek ata e modelit te politikanit te suksesshem nepermjet punes kontributit konkurrences dhe vlerave do ti sherbente krijimit te nje klase politikanesh te rinj qe e duan vendin dhe veten dhe duan te kontribuojne per sot dhe per te ardhmen perkundrejt eksperiencave te dhimbshme te koheve tona ku ne jo pak raste te rinj dhe te reja i futen politikes per tu perdorur dhe perfituar prej saj maksimalisht ne kohen me te shkurter te mundshme. Ky nuk eshte vetem faj i tyre. Ky eshte ne pjesen me te madhe pergjegjesia e modelit te politikes jo demokratike qe mbizoteron sot tek partite tona politike.
shte koha kur klasa politike duhet te ulet te reflektoje mbi cfare eshte bere dhe cfare duhet te ndryshoje.
Shqiperia nuk mund te mbetet peng i interesave te grupeve te vogla ne pushtet. Shqiperia nuk e meriton te drejtohet nga te paaftet e te korruptuarit. Shqiperia ka shume djem e vajza te formuar e me vlera bashkekohore. Ata mund dhe duhet te dalin ne krye te ketyre forcave politike. Kjo behet e mundur kur partite politike funksionojne mbi baze rregullash dhe normash.
Ne nuk duam vetem nje Parti Socialiste ne pushtet por ne duam nje parti socialiste te demokratizuar ne pushtet. Ne nuk duam te perseriten te njejtat gabime. Ne duam qe Partia socialiste te ofroje nje model shume me te mire te funksionimi brenda saj por edhe nje model qeverisjeje cilesisht te ndryshme neser ne qeverisje qe ju sherben te gjithe qytetareve.
Keto nuk jane endrra nuk jane te pamundura nuk jane te paarritshme apo te parealizueshme. Jane standarde demokracie pjese e kultures politike mese normale per partite politike ne shoqerite perendimore ku ne aspirojme te aderojme.
Ne vitin 90 studentet kerkuan qe Shqiperia te behej si Europa. Nuk ka pse ne 2011 ne te mos kerkojme qe e tille te behet dhe Partia Socialiste.
Fjala e Sekretares per Shoqerine Civile dhe Shanset e Barabarta ne Partine Socialiste gjate takimit te zhvilluar nga deputeti Arben Malaj per Modernizimin e partive politike.
NOA

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›