E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një pasaportë shqiptare edhe për presidentin grek

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi mbështet dhënien e shtetësisë shqiptare pa kushte për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë.

Në një leksion të hapur të zhvilluar me studentët e Universitetit Luarasi, Idrizi propozoi që në hartën e shqiptarëve që do të mund të marrin shtetësinë të përfshihen edhe çamët ortodoksë, të cilët jetojnë në Greqi, si edhe arvanitasit.

“Tu japim pasaportën të gjithë shqiptarëve në Greqi, të cilët deri sot kanë qenë të shtypur e të pamundur të deklarohen si shqiptarë. Tu japim kurajo çamëve ortodoksë dhe arvanitasve që ta deklarojnë veten si shqiptarë”, tha Idrizi. Ai tha se pasaporta shqiptare duhet t’i jepet edhe presidentit të Greqisë, Karolos Papulias (në foto), i cili është çam ortodoks, raporton BW.

“Ka ardhur koha për reciprocitet me Greqinë. Ka ardhur koha që Greqia t’i njohë realitetet etnike dhe minoritetet që jetojnë në Greqi”, deklaroi Idrizi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›