Një pedofil në kërkim, prindërit denoncuan abuzimin me vajzën
TIRANE - Pas rastit të maniakut vrasës Ardian Prenjasi, i cili pasi u arrestua për rrëmbimin dhe abuzimin me një të mitur, rrëfeu ftohtësish se kishte vrarë edhe një tjetër vogëlush pasi e kishte rrëmbyer rreth 4 muaj më parë, një tjetër pedofil është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.
Kanë qenë prindërit e një të miture, të cilët pak ditë më parë denoncuan në polici një 40-vjeçar duke pretenduar se ndaj vajzës së tyre është abuzuar seksualisht.
Nisur nga ky sinjalizim, policia e kryeqytetit ka nisur kërkimet për gjetjen e 40-vjeçarit A.B, banues në Qesarakë të Komunës Dajt, Tiranë, si i dyshuar për abuzime me të miturën.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)