E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec kapen molle kontrabande 4 pranga

Tre punonjes të doganës së Tushemishtit dhe një tregtar u arrestuan gjatë operacionit “Mesnata”. Prangosja e tyre u bë sepse nëpërmjet kësaj pike doganore u lejua të kalohej një furgon me mollë kontrabandë, i cili u bllokua në aksin Tushemisht- Pogradec.
Sipas informacionit të policisë të arrestuarit janë: Gentjan Bici, 43 vjeç, Alfred Bulli, 48 vjeç, Fatjon Kodra 47 vjeç, Aleksander Male, 21 vjeç. Në gjendje të lirë po ndiqet edhe një punonjësë tjetër e doganës, Alma Tora.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›