Një person enigmatik frikson Irina Shayk
Modelja e njohur Irina Shayk raportohet se ka kërkuar mbrojtje të posaçme nga strukturat e shtetit pasi një agresor i fiksuar pas saj ka patur mundësi ti gjejë një prej banesave. Ajo ka depozituar dy kallëzime në polici për personin i cili në Nju York ka tentuar ti futet në shtëpi.
Gjatë dy viteve të fundit,modeles e cila është në një lidhje dashuri me futbollistin Cristiano Ronaldo,i kanë mbërritur buqeta lulesh dhe dhurata nga ky person enigmatik,thekson the Sun. P.K