Historia Rio de Zhanejros, qyteti i ëndrrave dhe detit
Qyteti simbol i Brazilit, vend që do të presë Kupën e Botës
Rio de Janeiro (Rio de Zhaneiro) është qyteti i dytë për ngamadhësia i Brazilit dhe kryeqytetit i shtetit federal me të njëjtin emër. Ai gjendet në gjirin e Guanabarasë në juglindje të shtetit. Emri (portugalisht për Lumi i janarit) doli, për shkak se Gaspar de Lemos më 1 janar 1502 kur e zbuloi gjirin, gabimisht mendoi që është goja e një lumit të madh. Në qytet jetojnë 6.023.699 banorë dhe 11.719.708 në rrethinën e tij. (1 janar 2005). Prej 1763 deri 1960 Rio de Janeiro ka qenë kryeqytetit i Brazilit, pastaj ketë funksion e mori Brasilia, e mw pas Sao Paolo.
Historia
Rio de Zhanejro është qyteti që është sot për shkak të së kaluarës së tij historike. Sundimtarët portugezë ishin të parët që sunduan në Rio që nga çasti kur zbarkuan në tokën e gjirit Guanabara më 1 janar të vitit 1502. Gjiri shtrihet në grykëderdhjen e një lumi, nga ku vjen dhe emri Rio de Janeiro, që do të thotë Lumi i Janarit. Francezët gjithashtu donin ta kthenin Rion në pozicionin strategjik më të mirë në rajonin Brazilian dhe u përpoqën të krijonin një bazë qëndrimi në qytet, por u zbuan nga qyteti pas dy vjetësh luftimi intensiv. Për tu mbrojtur nga dyndjet e mëtejshme, qyteti u zhvendos në një pozicion të sigurt në një kodër, e cila më pas u quajt Kodra e kështjellës. Rio u zhvillua ekonomikisht duke vazhduar të kultivojë prodhimin e tij tradicional: kallamsheqerin. Më pas, në zonën e Minierave Gerais u gjet ar dhe diamant. Pas këtij zbulimi, shumë vende të tjera evropiane janë përpjekur për të pushtuar dhe fituar Rion. Në vitin 1763, kryeqyteti i rajonit u shndërrua nga Salvador në Rio. Megjithatë, kjo rëndësi ekonomike nuk zgjati shumë. Sapo Rio hyri në shekullin e 19-të, prodhimi i kallamsheqerit u përball me konkurrencë të fortë nga vendet e tjera të Amerikës së Jugut dhe gjithashtu edhe rezervat e arit e diamanteve u ulën, duke e çuar Rion në rrugën e një krize ekonomike. Për të parandaluar këtë situatë Rio filloi të eksportojë kafe dhe familja mbretërore portugeze u rivendos në Rio.
Pavarësia dhe ndërtimi
Kur portugezët u larguan, Brazili me në fund arriti pavarësinë e tij. Kur Brazili arriti pavarësinë në vitin 1889, Rio u caktua kryeqytet. Me kalimin e viteve, Rio ka ndryshuar në aspektin e infrastrukturës dhe atë financiar. Qyteti u nda në tri zona. Zona e Veriut u bë një zonë industriale dhe njëkohësisht në të ishte qendra e sektorit të punës, ndërsa zona e Jugut i përkiste vetëm njerëzve të pasur. Pas Luftës së Dytë Botërore, Rio u shndërrua nga një vend me ekonomi bujqësore në një vend me ekonomi industriale. U ndërtuan ura në mes të qyteteve të rëndësishme, janë ndërtuar rrokaqiejt dhe autostradat morën zhvillim. Popullsia e qytetit është rritur në përmasa gjigante. Në fakt, Rio është një nga qytetet më të populluara në botë. Në 1960-n, për të ulur presionin ekonomik dhe atë financiar në Rio, kryeqyteti i Brazilit u zhvendos nga Rio në Brazilias dhe më vonë në Sao Paolo. Pushteti politik u zhvendos në brendësi të vendit.
Rio sot
Sot Rio, edhe pse në përbërjen e tij mbart grupe të ndryshme etnike, është duke bërë të mundur të ndihet prania e tij në sektorin industrial, të shërbimeve dhe të turizmit. Kompani të mëdha shumëkombëshe kanë selitë e tyre në Rio, dhe qyteti ka ndikimin e tij në ekonominë braziliane, si një e tërë.
Copa e sheqerit
Rreth 600 milion vjet më parë, nëna natyrë krijoji gjeologjikisht një mrekulli natyrore, Pao de Acucar apo Copa e sheqerit. Nga shekulli i XVII portugezët rimorën kontrollin. Gjatë kësaj kohë e kallami i sheqerit përbënte eksportin kryesor, ku menjëherë pas përfundimit të procesit produkti përfundimtar paketohej në formën e bukës, ndaj edhe ky vend sot quhet mali i Sheqertë. Për të mbërritur në majën malit të Sheqertë duhen dy faza. Së pari makina mund të ngjitet deri në lartësinë e 236 metrave në kodrën Urca ku të shfaqet një peizazh madhështor i malit Corcovado, urës Niteroi dhe gjirit Guanabara. Ngjitja tjetër me makinë shkon deri në majë në lartësinë 397 metra ku shfaqet peizazhi madhështor i Kopakabanës dhe nga ku mund të admirohen edhe plazhet përreth. Duke ndërthurur dy shëtitje në Rio, mund të përftosh një ekskursion ditor të mbushur me peizazhe që të lënë pa frymë. Në mëngjes mund të shijosh panoramën e qytetit duke u ngjitur me teleferik në majën e Malit të Sheqertë. Pas drekës, mund të udhëtoni me tren nëpër pyllin e shiut Tijuca për tiu ngjitur më pas majës së malit Corcovado tek statuja e Krishtit Shëlbues.
Katedralja
Fasada magjepsëse e Katedrales së Rio de Zhanejros u projektua nga arkitekti Edgar de Oliveira. Frymëzimi i tij lidhet me piramidat Maia në Meksikë. Nga brenda katedralja ndizet nga rrezet e diellit që thyejnë dritaret e xhamta me ngjyra të gjalla që variojnë gjatë ditës me intensitet të ndryshëm. Secila nga katër dritaret e bollshme iu ngjiten mureve dhe shkojnë deri në çati duke formuar një kryq nëse i shikoni drejt. Dritaret ndryshojnë në formë dhe ngjyrë dhe krijojnë një atmosferë mistike, ndërsa struktura konike jep një akustikë të shkëlqyer duke u siguruar vizitorëve dëgjim kumbues kur priftërinjtë katolikë interpretojnë këngë hyjnore!
Copacabana, plazhi më i famshëm në botë
Plazhi më i famshëm në botë, Copacabana ka humbur gjatë viteve pak nga misteri dhe bukuria e tij. I vendosur në një mjedis mrekullisht të pasur me kodrat e mprehta që ngrihen mbi xhungël në sfond, Copacabana është vendi më i mirë për të ndierë frymën Carioca. Uluni në një nga restorantet e shumtë përgjatë bregut për të shijuar një batida ose Caipirinha, ose bëni një shëtitje në trotuaret e famshme. Verës shkoni herët pasi do të jetë e vështirë për të gjetur një vend në rërë. Gjithashtu, mbani parasysh se rrymat detare janë shumë të forta. Një vend i përkryer për të ngrënë, për të pirë dhe për tu çlodhur duke parë njerëzit përreth.
Ipanema
Ky plazh i Rio-de-Zhanejros është aq i famshëm sa që ka edhe një këngë të titulluar Vajza nga Ipanema por mbase plazhi është bërë i famshëm për shkak të këngës. Valët përhapen nëpër rërë duke krijuar një mjedis jo të mirë për peshkim, por shumë të përshtatshëm për çdo veprimtari tjetër. Dy male të njohur si Dy vëllezërit lartësohen në fundin perëndimor të plazhit, të cilat i shtohen peizazhit të oqeanit me ujë të pastër. Zakonisht në plazh luhet volejboll ose futboll, ndërsa në pjesë të caktuara të ditës kur dallgët harkohen, këshillohet të bësh sërf.
Historia e Brazilit
Brazili, zyrtarisht Republika Federative e Brazilit, është shtet i pavarur federativ në Amerikën Jugore, i përbërë nga bashkimi i 26 shteteve dhe një qarku federal. Me 189,612,814 banorë, dhe sipërfaqe prej 8,515,767 km2 (47% e Amerikës Jugore) Brazili është vendi i pestë në botë përkrah trualli dhe popullsia, si dhe demokracia e katërt më e populluar në botë. I lagur nga Oqeani Atlantik në lindje, Brazili ka vijë bregdetare mbi 7.491 km. Kufizohet në veri me Venezuelën, Guajanën, Surinamin dhe Guajanën Frënge; në veriperëndim