E Diel, 1 Nëntor 2026

Një person ka sulmuar punëtorin e aeroportit

Një person është shoqëruar për në stacionin e Policisë së Kosovës, pasi dyshohet të ketë sulmuar një punëtor të aeroportit. Incidenti vjen një ditë pas atij më të rëndë, kur dy vëllezër trazuan të pranishmit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kur tentuan të vetëvriten në hollin e aeroportit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, i tha KTV-së se personi në fjalë, është shoqëruar në stacionin e Policisë në Lipjan për prishje të rendit dhe qetësisë, e pas deklaratës, është liruar në procedurë të rregullt. E, mërgimtarët që kanë përfunduar pushimet në Kosovë, përveç incidenteve, po përballen edhe me papërgjegjësinë e agjencive të fluturimit.

Zyrtarë të Aeroportit ndërkohë, thonë se janë duke funksionuar me kapacitete të plota, dhe në rast të ankesave për agjencitë, duhet t’i drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil. Por, në numrin e telefonit për ndihmë pasagjerëve, që gjendet në afishet e vendosura në hollin e Aeroportit, e që i takon Autoritetit të Aviacionit Civil, nuk përgjigjet askush./Indeksonline/    
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›