METE reagon per situaten ne minieren e Bulqizes

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, në një reagim të saj për situatën në minierën e Bulqizës ku, prej dy javësh, mbi 30 minatorë janë futur në një grevë urie për kushte më të mira pune, i bën thirrje palëve, të rinisin urgjentisht dialogun për gjetjen e një marrëveshje konsensuale mes tyre.
Kjo ministri gjithashtu i kërkon palëve të heqin dorë nga akuzat e ndërsjella pasi kjo nuk i shërben zgjidhjes dhe con situatën në një rrugë pa krye.Në njoftim thuhet se Miniera e Bulqizës është pasuri kombëtare dhe asnjë palë apo individ nuk duhet të luaj për interesa personale me këtë pasuri.
METE shpreh besimin e saj të plotë se me përgjegjshmëri dhe seriozitet janë të gjitha mundësitë për të arritur nënshkrimin e një marrëveshje sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit për koncesionet e huaja, që ti jap fund kësaj greve urie dhe të fillojë sa më shpejtë aktiviteti normal në minierën e Bulqizës.