Nje po e madhe per zgjedhjet nje jo e madhe per farsen
Refuzimi nga qeveria Berisha-Meta i transparences se zgjedhjeve te 29 qershorit 2009 edhe pasi opozita e njesoi kerkesen e saj me oferten e kryeministrit i ka kushtuar dhe vazhdon ti kushtoje shtrenjte Shqiperise .
I ka kushtuar konfrontimin me rezoluten konsensuale te Parlamentit Europian qe i kerkonte Shqiperise hetimin parlamentar te zgjedhjeve te kaluara. I ka kushtuar refuzimin e kerkeses per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE.
I ka kushtuar ngrirjen de fakto te procesit te integrimit te vendit ne BE. I ka kushtuar rekordet e korrupsionit qeveritar sipas formules sa me pak trasparence aq me shume abuzime dhe vjedhje. I ka kushtuar krizen e thelle politike dhe institucionale ku eshte zhytur vendi.
I ka kushtuar nje perqindje te caktuar te krizes ekonomike. I ka kushtuar perplasjen e madhe qeveri-opozite. I ka kushtuar ngrirjen per te mos thene shkaterrimin e komunikimit dhe bashkejeteses mes tyre ne enen e perbashket te vogel dhe te shtrenjte te atdheut. I ka kushtuar paragjykimin ekstrem te kundershtareve politike ne ate shkalle sa te pushtohen nga demonet e armiqesise dhe luftes.
I ka kushtuar vrasjen e kater demonstruesve nga garda e republikes dhe plagosjen e shume civileve dhe policeve ne demonstraten e 21 janarit. I ka kushtuar imazhin teper negativ te ketyre vrasjeve te panjohura ne token e Europes demokratike...
Por nuk mbaron ketu.
Duke refuzuar me nje cmim kaq te larte hetimin parlamentar te kutive te materialeve zgjedhore Berisha automatikisht ka inkurajuar dhe premtuar nje farse te re zgjedhore edhe pse protestat dhe sakrificat e opozites e kane rritur shkallen e vigjilences kombetare dhe nderkombetare per zgjedhjet ne Shqiperi.
Duke e ftuar opoziten dhe faktorin nderkombetar te opsionet e tij dhe duke i braktisur keto opsione sapo jane pranuar nga opozita Berisha eshte afirmuar boterisht si njeriu qe thote gjerat e duhura kur vetem duhet ti thote dhe nuk ben asnjeren prej ketyre gjerave kur duhet te veproje. Dhe me tej.
Duke treguar fanitjen politike te grushtit te shtetit duke mbrojtur vrasjet e demonstruesve dhe vidioskandalin Meta-Prifi Berisha eshte shfaqur me shume si shefi i nje regjimi se sa si kreu i njerit prej tre pushteteve ne vend.
Kjo eshte me pak fjale situata ky eshte kuadri parazgjedhor ne Shqiperine e sotme.
Data 8 maj e dekretuar muaj me pare nga presidenti i Republikes si date e mbajtjes se zgjedhjeve lokale ushtron nje trysni te vecante mbi skenen politike te vendit e ne radhe te pare mbi aksionin politik te opozites.
Kjo nuk do te thote se kjo date e paraqitur si cak mund ta marre zvarre agjenden e opozites duke imponuar nje pjesemarrje symbyllur te saj ne keto zgjedhje. Opozita nga natyra vrapon drejt zgjedhjeve. Opozita ka kerkuar e kerkon nje qeveri te re dhe zgjedhje parlamentare te parakohshme ne horizont. Zgjedhjet jane zgjidhja e qytetareve.
Kjo eshte nje aksiome qe ska nevoje te perdoret nga kerkush me nentekste politike. Ne Shqiperine e sotme kete e dine njelloj si akademiket si fermeret e thjeshte. Problemi qe ka sot opozita nuk eshte shmangia e zgjedhjeve por radha e zgjedhjeve.
Zgjedhjet lokale kane rendesine e tyre te padiskutueshme por ato nuk jane nje zgjidhje per clirimin e vendit nga morsa e krizave qe e kane mberthyer. Kjo mund te jete arsyeja qe amabsadori i SHBA-se zoti Arvizu ka thene se zgjedhjet lokale qe jane te parat ne radhe sipas ligjit mund te sherbejne si nje lloj referendumi. Ideja eshte e mire sado qe nuk mund te jete krejtesisht keshtu.
Por nese e pranojme idene e njesimit te zgjedhjeve lokale me nje referendum per qeverine kjo do te kerkonte qe paraprakisht qeveria te zotohej per pasojat politike te humbjes se zgjedhjeve-referendum. Pra te pranonte nje formule te re qeverisjeve dhe zgjedhje te parakohshme ne nje kohe te pershtatshme.
Te gjitha keto jane ide dhe variante qe mund te zhvillohen me nge. Sot per sot nuk ka dyshim se zgjedhjet lokale apo politike qofshin nuk do te ishin nje gare por nje konflikt nuk do te ishin nje feste por nje farse .
Ja perse pas gjithe ngjarjeve qe kane ndodhur prej me shume se nje viti detyra e detyrave te opozites eshte te garantoje zgjedhje te standardeve nderkombetare ne kete vend.
Opozita e ndan kete sfide me qeverine dhe faktorin nderkombetar por eshte ajo qe e udheheq procesin. Jo veten sepse nga natyra opozita eshte institucioni i rregullave te lojes por edhe per faktin se zgjedhjet e lira e te ndershme jane kauza themelore e kesaj opozite dhe e mbeshtetesve te saj.
Jo zgjedhjet ne vetvete por ndershmeria e tyre perben interesin madhor te demokracise ne Shqiperi. Ne kete kontekst opozites nuk i lejohet te krijoje iluzione apo te merret zvarre nga parime libreske qe nuk kane kuptim aty ku qeverise i mungon vullneti per te zbatuar deri ne nje standardet.
Meqenese koha po shterngon edhe per opoziten dhe meqenese vemendja e jashtme per Shqiperine pevecse nga deshirat e mira qe japin tonin pulson edhe nga interesa dhe intriga qe nuk kane lidhje me endrren e qytetareve per normalitet ne drejtesi eshte momenti qe opozita te formalizoje propozimet e veta per kuadrin e garancive qe kerkon si kusht per realizimin e zgjedhjeve lokale sipas standardeve nderkombetare. Sfida per opoziten eshte e dyfishte te pamundesoje manipulimin e zgjedhjeve.
Te ngjalle besimin e qytetareve se zgjedhjet nuk mund te manipulohen. Kjo e dyta qe lidhet si qershite ne nje rrfane me te paren perben sfiden me te madhe per opoziten. Kushdo e merr vesh se transparenca eshte refuzuar nder te tjera per te mbajtur sa me te thyer e te dermuar besimin e qytetareve te zgjedhjet.
Rekuperimi i besimit te qytetareve te zgjedhjet eshte nje mision jetik dhe i mundshem. Gjithcka do te varet nga paketa e garancive te cilen njerezit do te dine ta lexojne dhe kuptojne drejt.
Si do te jete kjo pakete Do te jete e tille qe te reflektoje shkjeljet e verifikuara ne zgjedhjet e kaluara ne nje ane dhe hapesirat e reja te pashfrytezuara te legjislacionit ne anen tjeter qe mund te perdoren per te krijuar manipulime te reja.
Do te jete e tille qe ti mbylle cdo shteg djallezive elektorale te shderruara ne mjeshteri nga manipulatoret profesioniste. Do te jete nje pakete qe garanton nje fushate te ndershme dhe te barabarte qe garanton nje administrim profesional e te paanshem te zgjedhjeve ne gjithe piramiden zgjedhore qe garanton parimin nje qytetar-nje vote qe garanton numerimin dhe rinumerimin e te tjera.
Do te jete nje pakete e mbeshtetur ne standardet e Kartes se Kopenhagenit pa trille pa bishta e parefuzueshme e paatakueshme ne asnje pike te saj.
Kjo pakete do tu paraqitet institucioneve te vendit.
Do tu paraqitet me perparesi miqve dhe partnereve nderkombetare misionit te OSBE-se miqve amerikane dhe europiane qe po investohen per zgjidhjen e krizes ne Shqiperi. Shqiperia nuk ben pa ta edhe pse ne terrenin tone te dallgezuar politik edhe ata nuk jane te pagabueshem.
Pardje ambasadori i OSBE-se shqiptoi dicka prej guvernatori te paemeruar sic do te thoshte Berisha po te ishte ne opozite. Tha se askush nuk duhet te kete iluzione se data e zgjedhjeve mund te shtyhet nje deklarate qe mund ta beje Presidenti i Republikes qe ka tagrin e dekretit dhe kerkush tjeter.
Data 8 maj edhe pse ka dale nga firma e Presidentit te Republikes dhe meriton te respektohet eshte caktuar perpara se te ndodhnin ngjarje dramatike te dhjetorit 2010 dhe janarit 2011 qe kane helmuar keq fushen e lojes politike. Ne parim levizja e dates se zgjedhjeve nuk mund te jete nje tabu edhe pse per momentin mund te mos jete ne rendin e dites. Por zhvillimi i ngjarjeve mund ta kerkoje. Qendrimi i nderkombetareve dhe i qeverise ndaj paketes se garancive te propozuara nga opozita mund ta kerkoje.
E verteta ligjore institucionale e krimit te 21 janarit mund te kete gjithashtu nje ndikim te drejtperdrejte ne shtyrjen e dates se zgjedhjeve. Duke e lene sot daten aty ku eshte askush nuk ka perse ve doren ne zjarr per palevizshmerine e saj sikurse nuk ka arsye qe opozita te shtyje ditet ne dilema morale apo apolitike.
Zgjedhjet jane gjithnje nje shans qe nuk duhet djegur. Mospjesemarrja e paarsyetuar do ti digjte ato si shans.
Por do ti digjte akoma me keq shkuarja ne to si cjapi te kasapi. Ne kete hapesire opozita duhet te themeloje pergjegjesine e saj te shumefishte per zgjedhjet lokale. Nje Po e madhe per zgjehdje te lira e te ndershme. Nje Jo akoma me madhe per nje farse te re.