Një polic kishte planifikuar vriste Michelle Obamën

Shërbimi sekret i presidentit të SHBA-së ka marrë në pyetje një polic, i cili dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e zonjës së Parë, Michelle Obama, njoftoi gazeta Washington Post.
Mësohet se polici, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është pjesëtar i njësisë speciale që ruan Shtëpinë e Bardhë.
Sipas shkruan Washington Post, arrestimi i policit është bërë pasi një nga kolegët e tij kishte dëgjuar kërcënimin se ai do të vriste bashkëshorten e presidentit.
Mësohet gjithashtu se i arrestuari kishte në telefonin e tij celular fotografinë e një arme që kishte planifikuar të përdorte për të vrarë Zonjën e Parë të SHBA-së.