Hetohet polici që tentoi të vriste Zonjën e I-rë të SHBA-së

Shërbimi sekret i presidentit të SHBA-së ka marrë në pyetje një polic, i cili thuhet se ka pasur për qëllim të vrasë Zonjën e Parë, Michelle Obama, njoftoi gazeta Washington Post.
Polici ishte pjesëtar i njësisë motoçikliste e cila e ruante Shtëpinë e Bardhë, kurse arrestimi i tij është bërë pasi një nga kolegët e tij kishte dëgjuar kërcënimin se do të vrasë bashkëshorten e presidentit.
Pohohet po ashtu se ai në telefonin e tij mobil kishte edhe foton e armës që kishte ndërmend ta përdorte për vrasje.
Këtë polic të mërkurën e tërhoqën nga njësia e sigurimit të Shtëpisë së Bardhë dhe u transferua në punë administrative deri sa të përfundojë hetimi, transmeton agjencia e lajmeve DPA.