Nje president mbi polemikat
shte nje nga ata persona qe e njeh Kushtetuten ne detaje. Ruan gjakftohtesine nuk rrembehet lehte nuk del kurre nga roli tij. Asnje njeri as nga e djathta e as nga e majta prej nga ka dale nuk mund ta akuzojne se kane mundur ta terheqin nga menga per ta perdorur shprehet njeri prej bashkudhetareve te tij Emanuele Macaluso. Banori i Quirinales pallati presidencial ka qene gjithnje nje njeri me eksperience. Socialist dhe shefi mitik i Rezistences Sandro Perini ishte 82 vjec kur u zgjodh President me 1976 .
Richard Heuze
Giorgio Napolitano nuk do ta kishte imagjinuar kurre se nje dite do te gjendej ne mes te nje furtune kur u zgjodh President i Republikes italiane me 10 maj 2006. Nuk ka asnje dite qe ketij intelektuali me stil te moderuar i dale nga nje levizje komuniste nuk i duhet te nderhyje per te zbutur palet ne konflikt tu kerkoje atyre te qetesohen te arsyetojne dhe te respektojne institucionet. Sepse qe prej kohes kur Silvio Berlusconi nisi ti hidhte benzine zjarrit duke denoncuar komplotin kunder permbysjes se rendit duke e quajtur keshtu hetimin qe kane nisur kunder tij prokuroret e Milanit klima politike ne Itali eshte ndezur. Kreu i shtetit la qe te kuptohej se nuk ishte dakord me dhunen verbale te Kryeministrit. Ne fillim konflikti i dhunshem me Gianfranco Finin presidentin e Dhomes se Deputeteve. Me pas me prokurorine e Milanos e cila eshte duke hetuar mbremjet e tij pikante ne rezidencen milaneze.
Napolitano eshte nje burre i qete. Dhe kete gje e verteton karriera e gjate politike. Ai ka qene gjithnje ne zemer te institucioneve. shte nje nga ata persona qe e njeh Kushtetuten ne detaje. Ruan gjakftohtesine nuk rrembehet lehte nuk del kurre nga roli tij. Asnje njeri as nga e djathta e as nga e majta prej nga ka dale nuk mund ta akuzojne se kane mundur ta terheqin nga menga per ta perdorur shprehet njeri prej bashkudhetareve te tij Emanuele Macaluso. Banori i Quirinales pallati presidencial ka qene gjithnje nje njeri me eksperience. Socialist dhe shefi mitik i Rezistences Sandro Perini ishte 82 vjec kur u zgjodh President me 1976. Ne kete moshe vdiq vitin e shkuar Francesco Cossiga me i riu qe u zgjodh President ne vitin 1985 kur ishte vetem 57 vjec. Napolitano sot eshte 86 vjec.
Me origjine napolitane ai i mbaroi studimet e shkolles se mesme gjate luftes se Napolit me pas ne Padova. Do te rikthehej ne Napoli per te perfunduar studimet e tij per juridik. Pas clirimit ai u gjend ne rangjet e Partise Komuniste. shte konsideruar gjithnje nje i moderuar nje shprehje jo fort e dashur per nomenklaturen komuniste te kohes. Ne vitin 1964 pas vdekjes se Togliattit ai u be shefi i levizjes qe mbronte idene e socializmit demokratik ai ishte nje nga te paret ne gjirin e Partise Komuniste Italiane PKI qe e denoi represionin e Prages ne vitin 1968. Me pas ai denoncoi me force pushtimin sovjetik te Afganistanit. Napolitano eshte nje mbrojtes i institucioneve. E gjithe karriera e tij ka qene nje vrapim i ngarkuar me lavdi. Deputet ne vitin 1953 ne radhet e PKI-se President i Dhomes se Deputeteve me 1992 minister i Brendshem ne qeverine e pare Prodi me 1996 ai ngriti kampet e pritjes per emigrantet parlamentar europian nga 1999-2004 ku drejtoi komisionin per ceshtjet kushtetuese ne shtator 2005 u zgjodh senator i perjetshem dhe nje vit me pas zgjidhet nga Parlamenti President i Republikes me 543 vota pro nga 990 ne raundin e katert. Por ne kushtet qe ndodhet Italia eshte e veshtire te jesh president. Ai duhet te nderhyje ne jeten politike pasi eshte krijuar nje boshllek.
Nuk e ben kete gje per te treguar peshen politike pasi kjo nuk eshte as misioni e as ambicia e tij. Por sistemi eshte dobesuar. Duhet te respektohen institucionet thene ndryshe rregullat e lojes demokratike shkruan editorialisti i Il Sole 24 ore Stefano Folli. Pasigurite e medha te koheve te fundit perplasjet e forta mes Kryeministrise dhe prokuroreve debati i ashper per vendosjen e nje federalizmi fiskal i kane demtuar marredheniet e popullit me politiken. Presidenca eshte i vetmi institucion ku besojne italianet.
Napolitano eshte nje politikan me te vjetren. Ai i shkruan me shkrim dore fjalimet e tij nje shkrim i shtruar me nje stil perfeksionisti. Shkrimi elegant na lejon te njohim intelektualin pas ketij burri shteti. I moderuar ne sjelljet e tij publike dhe private ai eshte e kunderta e Berlusconit. I matur ne fjale perballe lumit te fjaleve te kreut te keshillit te ministrave. Pak dihet per jeten e tij private. I njohim atij vetem nje lidhje te gjate ate me Clio Maria Bittonin me te cilen eshte martuar me 1935. Pas zgjedhjes se tij si President cifti u vendos ne Quirinale per te treguar se misheron qendrueshmerine e institucioneve italiane.
Le Figaro
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme