Ekonomia sfidon 21 janarin

Me gjithe humbjen e rende te 21 janarit 2011 ne imazh per investimet e huaja dhe ne turizem eksportet shqiptare regjistrojne rritjen me te madhe te shenuar ndonjehere ne krahasim me te njejten periudhe. Janari i 2011-s eshte raportuar nga doganat shqiptare si muaji rekord ne shkembimet tregtare vecanerisht ne eksporte. Sipas statistikave te tyre produktet Made in Albania kane shenuar nje rritje prej 123 per qind ne krahasim me janarin e vitit 2010. Spikasin ne zerat e eksporteve prodhimet e industrise me material porositesi kepuce kemisha bluza etj. Ne janar 2011 sasia e eksporteve shqiptare eshte 230 mije tone nga 102.8 mije tone te regjistruar ne te njejten periudhe te nje viti me pare me nje rritje prej 127.2 mije tone. Industria me material porositesi puneson rreth 100 mije vete ne te gjithe vendin. Shume prodhues shqiptare kane filluar te dalin me markat e tyre individuale ne tregje te parrahura me pare si ne Gjermani Belgjike SHBA. Rast tipik eshte ai i kompanise Donianna sh.p.k. te prodhimit te kepuceve Made in Albania qe ka kapur tregun amerikan dhe puneson ne Shqiperi mbi nje mije e njeqind punonjes. Sipas perfaqesuesve te kesaj industrie rritja e te ardhurave nga ky sektor shpjegohet me besueshmerine qe kane kompanite e huaja ne ekonomine shqiptare. Situata ne tregtine e jashtme ka pesuar permiresim te ndjeshem dy vitet e fundit pasi edhe ne te njejten periudhe te vitit te kaluar tregtia e jashtme ka shenuar rritje. Po hapemi si ekonomi dhe hapjen e kemi te gjithe interesin qe ta bejme per nga eksportet pse ndonje leverdi te madhe nga rritja galopante e importeve nuk kemiedhe te duam ti rrisim importet ato varen nga fuqia blerese e popullates. Po spagove askush nuk te sjell mall. Po si mund te rrisim eksportet Ndonje mund te mendoje se eksportet shqiptare jane ne radhe te pare mineralet apo produktet bujqesore. Jo. Eksporti numer nje i vendit eshte industria e prodhimeve me material porositesi. Ajo qe quhet me nje emer industria e fasonit. Edhe per disa vite ai do te dominoje strukturen e eksporteve shqiptare. Fasonistet shqiptare duhet thene se kane treguar ne pergjithesi aftesi pershtatese. Te ndodhur perpara tharjes se tregjeve tradicionale me Greqine porosite ne vitin 2009 rane 23 per qind ndersa me Italine 6 per qind ata guxuan dhe provuan tregje te reja edhe me te veshtira Gjermanine Spanjen Belgjiken SHBA-te. Rezultati ishte diversifikimi larmia e porosive dhe puneve qe arriten te marrin. Kjo rrit mundesite e tyre per te mbijetuar ne nje treg qe po permbytet gjithnje e me shume nga mallrat aziatike. Fasoni nuk eshte e ardhmja e eksporteve tona edhe pse ende ne to ka pjesen e luanit. E ardhmja e eksporteve shqiptare jane produktet bujqesore. Si dhe sherbimet turistike. Ne keto dy fusha duhet investuar dhe perqendruar vemendja e gjithe qeverise sone ne planin ekonomik. Ajo e ka filluar mire me vemendjen mbi turizmin. Tani duhet ta ktheje edhe tek eksportet pse ato nuk rriten vetiu. Prodhuesit shqiptare kane nevoje te gjejne partnere per te shitur produktet e tyre dhe qe te gjejne keta partnere duhet te bashkojne forcat dhe prodhimin. Ndryshe nuk ka te ardhme. Asnje prej prodhuesve tane sidomos ata bujqesore nuk eshte i afte te konkurroje i vetem ne tregjet e Evropes Perendimore. Nga ana tjeter nuk duhet te harrojme vendet e rajonit. Tregtia ka ecur sidomos me Kosoven. Kosova eshte vendi i vetem me te cilin kemi bilanc pozitiv te tregtise se jashtme. Mund ta thellojme edhe me tej kete bilanc pozitiv duke derguar atje produktet tona bujqesore. Per kete prodhuesit tane duhet te ndihen te nxitur. Programe qeveritare donatoret japin para me pikatore dhe shumicen e tyre e rimarrin ne formen e eksperteve dhe konsulenteve te huaj qe dergojne mund ta krijojne kete nxitje dhe per kete qeveria jone duhet te caktoje fonde te vecanta. Rritja e eksporteve me 100 milione euro duke u dhene nxitje 10 milione euro nga Buxheti i Shtetit eksportuesve sjell shume me teper te mira sesa nje rruge e ndertuar me keto dhjete milione euro. Qeveria jone duhet ti ktheje syte urgjentisht nga eksportet. Eumlshte rruga e vetme e qendrueshme per te permiresuar bilancin tregtar por edhe per te sfiduar gjemen politike qe gati i beme vetes imazhet e se premtes se zeze te 21 janarit. Per te vertetuar se ato nuk jane vecse nje aksident nje rreshqitje dhe marrosje kalimtare por jo konstante e zhvillimit te Shqiperise.