E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, rezidenca qeveritare, banorët protesta për tokën

Rinisja e punimeve për murin rrethues pranë rezidencës qeveritare ka cuar përsëri në përplasje mes pronarëve që disponojnë dokumenta të rregullta për pronën, dhe Gardës së Republikës. Protestuesit bllokuan rrugën Vlorë-Sarandë. 

VLORE- Rinisja e punimeve për ngritjen e murit rrethues pranë rezidencës qeveritare ka cuar përsëri në përplasje dhe konflikt të ashpër mes pronarëve që disponojnë dokumenta të rregullta për pronën, dhe rezidencës qeveritare të përfaqësuar nga Garda e Republikës.
Pronarët si dhe familjarët e tyre pasi kanë parë punonjësit e firmës së ndërtimit që po vendosnin materialet e ndërtimit brenda rezidencës dhe janë mbledhur përsëri përreth gardhit metalik, ku do të ngrihet dhe muri prej betoni.
Pronarët e tokës kanë nisur të debatojnë me punëtorët për të mos lejuar vazhdimin e punimeve.

Kanë qënë rreth 8 forca speciale të gardës të cilët kanë krijuar një gardh trupor përreth vendit ku po kryheshin punime, ndërsa forcat e rendit të cilat kanë qënë në mbështetje të Gardës së Republikës kanë ndaluar afrimin e protestuesve pranë zonës ku po kryheshin punimet.

Duke parë këtë situatë , protestuesit kanë bllokuar për më shumë se një orë akin rrugor Vlorë-Sarandë, duke mos lejuar në shenjë proteste, asnjë automjet të kalonte përgjatë vendit ku ata po protestonin. Kanë qënë forcat e rendit të cilat kanë shpërndarë turmën me rreth 30 veta, duke hapur rrugën për automjetet. Sipas pronarëve, shteti po i zapton tokën padrejtësisht dita-ditës dhe për këtë arsye do ta vijojnë protestën deri në zgjidhjen e problemit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›