E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje raport i ri Obeziteti dhe trajtimi hormonal shkaqe te krijimit te kancerit te gjirit

Nje raport i ri mjekesor paralajmeron grate se obeziteti konsumimi i alkoolit ekspozimi ndaj rrezeve X dhe trajtimet hormonale gjate menopauzes mund te rrisin rrezikun e zhvillimit te kancerit te gjirit.

Por kritiket thone se raporti nuk ka theksuar faktoret qe ndikojne ne krijimin e kancerit te gjirit- si kimikatet industriale dhe ndotja e ambjentit- faktore qe ata besojne se mund te paraqesin rreziqe me te medha per kancerin e gjirit tek grate se sa menyra e jeteses.

Autoret e raportit te ri Kanceri i Gjirit dhe Mjedisi ben me dije se mjedisi eshte me percaktues se cmendojne njerezit.  Ata thone se ne lidhje me rreziqet e kancerit grate nuk duhet te shqetesohen me shume per ndotjen e ajrit apo ujin e pijshem.

Dr. Kethi Helzelsouer eshte nje prej bashkautoreve te raportit te publikuar nga Instituti i Mjekesise ne Uashington. Ajo thote se pesha dhe obezitetit ndikojne pasi qelizat e yndyres prodhojne estrogjen dhe ky hormon ushqen krijimin e kancerit te gjirit.

Ka shume te beje ajo qe ne zakonisht nuk e konsiderojme si mjedis por faktikisht eshte mjedis yne me i rendesishem e qe eshte menyra e te ushqyerit ushtrimet shmangia e rrezatimeve - gjera qe i kemi ditur per nje kohe te gjate qe ndihmojne ne formimin e kancerit te gjirit. - thote ajo

Autoret e raportit thone se ai nxit masa te reja per te mbrojtur grate nga nje prej llojeve me te shpeshta te kancereve qe prekin grate. Doktor Keithi thote

shte nje thirrje per veprim... jane gjera qe ne e dime qe ndihmojne. Nje nga gjerat eshte qe te pakesohet sa te jete e mundur ekspozimi ndaj rrezatimit kryesisht ne adoleshence kur eshte edhe mosha e zhvillimit.

Laura Anderko eshte studiuese per shendetin publik ne Qendren Mjekesore ne Universitetin e Xhorxhtaunit ne Uashington. Ajo thote se perfundimet e raportit per mjedisin jane te gabuara

Te ngresh idene se obeziteti dhe pirja e alkoolit jane faktore rreziku mendoj se i informon gabim njerezit ose i ben ata te shperqendruar rreth kesaj teme si dhe krijon idene se ka pergjegjesi individuale per arsyet se pse njerezit semuren nga kanceri. Per njerezit qe kane vuajtur nga kanceri i gjirit ose per pjestaret e famijeve te tyre dhe te dashurit e tyre eshte acaruese dhe krijon ndjenjen e mungeses se shpreses.

Zonja Anderko deshiron  qe raporti te ishte me i fuqishem dhe  provokativ e ti drejtohej rolit te qeverise dhe industrise ne pakesimin e rreziqeve te kancerit te gjirit tek grate.

Por Dr. Helzelsour i mbron rezultatet e raportit

Kam studiuar epidemiologjine e kancereve dhe kerkimet mjekesore per to per shume vite dhe do te doja tu thoja te tjereve se nje nga faktoret e rrezikut eshte dieta jone.

Por kritiket e raportit thone se ne kete raport mungon nxitja e standarteve strikte per te studiuar kimikatet e reja dhe per te rregulluar ndotjen e mjedisit te cilet mund te paraqesin rreziqe serioze per kancerin e gjirit.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›