E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngerc i ri politik ne Uashington per ceshtjen e taksave ndaj te ardhurave

Ne Shtetet e Bashkuara mund te rriten taksat per miliona amerikane ndersa te tjere mund te humbin sigurimin per papunesine ne saje te nje ngerci te ri politik ne Washington. Dhoma e Perfaqesuesve nuk votoi ne favor te planit te Senatit qe do te zgjaste edhe per dy muaj shkurtimet e taksave mbi te ardhurat duke kerkuar nje raund te ri bisedimesh.

Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve John Boehner tha ne nje konference shtypi se ligjvenesit republikane kishin bere detyren duke fajesuar ligjvenesit ne Senat.

Mosmiratimi i planit ne Dhomen e Perfaqesuesve shkaktoi reagimin e zemeruar te Presidentit Obama. Ai i kritikoi republikanet po perpiqen te sigurojne koncesione politike nga demokratet lidhur me ato qe Presidenti i cilesoi ceshtje qe nuk kane lidhje me planin e Senatit. Ai tha se populli amerikan eshte i lodhur nga keto lojera dhe meriton me teper.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›