E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biseda Meta=Lavitola sipas Larepublikas

21/10/2011  Gazeta italiane “La Republicca” ka zbardhur bisedën telefonike mes Valter Lavitola dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, gjatë kohës kur ky ka qenë ministër i Jashtëm, dhe shefit të tij të kabinetit Sokol Dervishi. Lavitola është në kërkim nga drejtësia italiane për afera të ndryshme korruptive, ku dyshohet se është përfshirë dhe kryeministri italian Silvio Berluskoni.

Biseda e përgjuar në telefon:

Valter Lavitola: Po.

Ilir Meta: Mirëmbrëma! Mirëmbrëma!

Valter Lavitola: Ooo.. si jeni?

Ilir Meta: Shumë mirë, shumë mirë! Ilir Meta ju flet.

Valter Lavitola: Çdo të bëjmë atëherë? Do të hamë së bashku?

Ilir Meta: Eeeee…. a mund të flisni me shefin tim të kabinetit?

Valter Lavitola: Po, po. Patjetër. Faleminderit!

Ilir Meta: Foli Koli!

Sokol Dervishaj: Përshëndetje!

Valter Lavitola: Alo! Përshëndetje!

Sokol Dervishi: Unë jam Sokoli, shefi i kabinetit të zotit Meta.

Valter Lavitola: Unë jam Valter. Kënaqësi që flasim. A mundet që z. Meta të darkojë sonte me mua?

Sokol Dervishi: Sonte është e pamundur, pasi ne kemi një takim me ambasadorët eee….eeee…

Valter Lavitola: Alooo…

Sokol Dervishi: Eeeee… eeee… është e pamundur

Valter Lavitola: Po mirë. Kur dëshiron ai të takohet me mua?

Sokol Dervishi: A mund të flasim më vonë sepse nuk e di ende… eeeee… sa hapësirë kemi për të bërë këtë…

Valter Lavitola: Nesër në çfarë ore do të jeni në Ministrinë e Jashtme? Në 11 më duket?

Sokol Dervishi: Nesër eeeee… kemi një tjetër takim në orën 11.

Valter Lavitola: Atëherë ju nesër keni një takim në orën 11? E vërtetë?

Sokol Dervishi: Në 11 po.

Valter Lavitola: Atëherë. Do të jem edhe unë në fund të këtij takimi. Iliri kur dëshiron të takohet me mua, përpara kësaj mbledhjeje apo pas saj? Si dëshiron ai?

Sokol Dervishi: Më pas besoj është më mirë.

Valter Lavitola: Shumë mirë. Atëherë ne takohemi nesër tek Ministria e Jashtme dhe do jem edhe unë aty. Atëherë takohemi, pasi të shihemi tek ministria. Nuk e mbaj mend a jua thashë që Berluskoni nuk do të jetë, pasi është nisur për në Rusi dhe ju bën shumë të fala dhe pastaj shikojmë për një takim. Atëherë shihemi nesër në Ministrinë e Jashtme.

Sokol Dervishi: Po, po. Faleminderit!

Valter Lavitola: Faleminderit!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›