Shlyeni detyrimet brenda afatit për të shmangur penalitetet
21/10/2011 Tatim Taksat në Bashkinë e Tiranës thirrje bizneseve debitore
Subjektet e biznesit apo individë të ndryshëm tatimpagues, që janë debitorë ndaj Bashkisë së Tiranës, duhet të shlyejnë detyrimet e tyre deri në mbyllje të vitit, në të kundërt do të përballen me penalitete të forta. Ekspertët e Drejtorisë së Tatim Taksave pranë bashkisë, kanë bërë me dije gjatë ditës së djeshme se të gjitha subjektet që nuk kanë shlyer detyrimet vendore të taksave apo detyrime të tjera, kanë afat për ta bërë këtë gjë deri në mbyllje të muajit dhjetor. Kjo në mënyrë që të shpëtojnë nga derdhja e kamatëvonesave apo gjobat, të siguruara këto nga ligji i faljes, i miratuar pak muaj më parë. “Muajt e mbetur të vitit 2011 janë mundësia e fundit që i jepet biznesit në bazë të ligjit të faljes nr. 10418 dt. 21.04.2011 ‘Për Legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor’, për të mbyllur të gjitha detyrimet e tyre, në të kundërt, në vitin pasardhës jo vetëm që do të paguajnë të gjitha detyrimet e prapambetura, por nuk do të mund të përfitojnë më as nga ligji faljes së këtyre detyrimeve”, konfirmohet zyrtarisht nga Bashkia e Tiranës. Më tej, ekspertët e kësaj drejtorie kanë komunikuar se për të gjitha subjektet që nuk do të respektojnë këtë afat të vendosur do të merren masat të ndryshme penalizuese, deri në mbledhjen e këtyre detyrimeve me anë të forcës, pasi vetë ligji e aprovon një gjë të tillë. “Drejtoria e Tatim Taksave në bashkinë e kryeqytetit është e vendosur të zbatojë ligjin, nëse nuk do të respektohet ky afat. Masa e parë që do të merret është publikimi në media i emrave dhe detyrimeve të çdo subjekti apo individi, më tej do të veprohet deri në mbledhjen e borxheve me forcë, siç e parashikon ligji përkatës ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, nenet 88, 101, dhe 104’, sqarohet nga bashkia. Sipas të dhënave të konstatuara nga këto organe në kryeqytet, rezultojnë të jenë një numër i konsiderueshëm subjektesh dhe tatimpaguesish që vijojnë të mbartin një borxh të madh ndaj këtij institucioni për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve. “Drejtoria e Taksave e Bashkisë së Tiranës kërkon mirëkuptimin e të gjitha subjekteve apo individëve tatimpagues, që t’i përgjigjen menjëherë këtij njoftimi”.