Thereska Trafiku i organeve akuza absurde dhe qesharake
BE Marti ti sjelle deshmite para autoriteteve
BE i kerkon z. Marti qe nese ka prova ti paraqese Bashkimi Evropian i ka bere thirrje te derguarit te Keshillit te Evropes Dik Marti qe ne rast te posedimit tia dorezoje autoriteteve pergjegjese deshmite per akuzat qe ka bere ne raportin e tij per trafikim me organet njerezore ne Kosove.
Nese natyrisht zoti Marti ka mbledhur cfaredo deshmie rreth aktiviteteve te dyshuara kriminale dhe kjo nuk del nga raporti i tij ne e inkurajojme ate qe ti sjelle ato perpara autoriteteve perkatese tha zedhenesja e perfaqesueses se larte te BE-se per politike te jashtme Maja Kocijanciq.
Server Raporti i KE nuk sjell argumente
Nje analist i ceshtjeve te Ballkanit thote se raporti i Keshillit te Evropes me akuza kunder UK-se dhe kryeministrit Hashim Thaci nuk sjell argumenta per te mbeshtetur keto akuza.
Daniel Server studiues ne Fakultetin e Studimeve te Avancuara Nderkombetare te Universitetit Johns Hopkins e kritikon tonin e raportit por ai shton se nje komision hetimesh penale duhet te qartesoje se cfare ndodhi ne te vertete.
Ajo qe une nuk di eshte a jane gjetur te dhena te reja nga ato te para 10 vjetesh qe te mbeshtesin keto akuza pasi raporti nuk i permend burimet e veta i radhit perpjekjet e veta por nuk eshte nje hetim serioz penal.
APKE miratoi raportin e Dik Marti
Komiteti Parlamentar i Asamblese se Keshillit te Evropes APKE per te Drejtat e njeriut dhe legjislature ka miratuar ne Paris projektin e raportit te raportuesit Dik Marti me te cilin akuzohet kryeministri Hashim Thaci se eshte shef i grupeve mafioze per kontrabandim armesh droge dhe organesh njerezore ne gjithe Evropen Lindore.
Pas mbledhjes se komitetit qe thuhet se u mbajt me dyer te mbyllura deputetja e Kuvendit te Serbise Natash Vuckoviq ka uruar Dik Martin per raportin e guximshem bejne te ditur agjencite.
Dik Marti Po kerkove deshmi i gjen
Deputeti zviceran Dik Marti tha se shkaqet politike kane bere te heshtet per krimet e kryera ne Kosove. I pyetur per deshmi ai tha qe ato mund te kerkohen. Ish- prokurori zviceran tha Po te kerkosh te tilla edhe do ti gjesh ato.
Veprimet kriminale dhe shkeljet e te drejtave te njeriut kane qene te njohura tha Marti. Ne biseda private gjera te tilla jane pranuar por per shkaqe politike u preferua te heshtet.
Shefi i sherbimit te Nefrologjise ne QSUT shpjegoi arsyet se perse nuk mund te realizohet trafik organesh ne Shqiperi
Trafiku i organeve ne vendin tone nuk mund te kete ndodhur per asnje arsye pasi kjo eshte e pamundur dhe eshte absurde te mendohet. Realizimi i heqjes se organeve dhe me tej i transplantit te tyre kerkon kushte specifike nje armat profesionistesh dhe plot kondita te tjera ne te kundert kjo nderhyrje eshte e pamundur.
Duke dhene shpjegime ne lidhje me procedurat e realizimit te transplantit shefi i Sherbimit te Nefrologjise ne Qendren spitalore Universitare Nene Tereza Nestor Thereska ne intervisten per Shekullin hodhi poshte cdo akuze apo dyshim qe ne ndonje te ashtuquajtur klinike ne Mat Tirane apo Fushe-Kruje te jete bere trafik organesh dhe aq me teper te jete realizuar ndonje transplant.
Profesor flitet se vendi yne dhe konkretisht klinikat ne Mat Tirane dhe Fushe-Kruje jane perdorur per heqjen e organeve te burgosurve serbe nga ushtare te UK-se.
Mund te na thoni nese eshte e mundur nje procedure e tille per tu realizuar
Me vjen keq ta nis shpjegimin tim me nje gjuhe te ashper por po e theksoi qe ne fillim qe kjo eshte absurde te mendohet dhe i ngjan me shume me nje filmi komik i cili i kalon kufijte e imagjinates. Une dhe koleget e mi kemi mbetur te habitur se si mund te imagjinohen gjera kaq absurde dhe te parealizueshme ne vendin tone.
Mund te na shpjegoni perse jane te parealizueshme
Te behet trafikimi i organeve apo i transplantit kerkon nje sere kushtesh te cilat jane te lidhura me njera-tjetren dhe duhet te zbatohen ne menyre strikte ne te kundert cdo gje deshton. Pra se pari duhet infrastukture e tere moderne dhe speciale duke filluar nga sallat e operacionit te cilat duhet te jene moderne dhe te pajisura ne menyre perfekte.
Kerkohen gjithashtu laboratore te pajisur me cdo gje te nevojshme per te mbajtur organet ne kushte te pershtatshme ne te kundert organet nuk mund te nevojiten per asgje.
Gjithashtu duhet edhe nje armate e tere me profesioniste te shendetesise per te realizuar nderhyrjet kirurgjikale. Duhet te dini se keto nderhyrje nuk jane aspak te thjeshta por jane shume te nderlikuara dhe kerkon perfeksion. Ju e dini se ne pas 3 vitesh pune kolosale dhe pergatitjesh profesionale ne Itali realizuam transplantin e pare te veshkave ne nje salle moderne ku nuk mungonte asgje dhe serish kishim frike se do te deshtonim.
Profesor sa ore mund te rezistoje nje veshke nga momenti kur hiqet deri ne momentin kur i transplantohet nje personi tjeter
Besoj se u shpjegova se duhet te jete cdo gje strikte. Nje mangesi apo gabim i vogel do te sillte deshtim ne rastin e transplantit te organeve. Te mendosh se qenkan bere nderhyrje kirurgjikale per heqje organesh ne nje shtepi apo ne nje te ashtuquajtur klinike ne Fushe-Kruje kjo i kalon kufijte e imagjinates dhe ua them me bindje se eshte krejtesisht e pamundur. Duhet te dini se ne momentin qe transportohet nje organ drejt nje klinike duhet te plotesohen disa kushte.
Edhe pse nje organ mund te mbijetoje me shume se 1 ore duhet te dini se ky organ duhet te mbahet ne laborator modern dhe sa me shume minuta kalojne nga momenti qe hiqet organi aq me i papershtatshem behet per transplantin. Pra as nuk mund te mendohet se nje organ hiqet dhe mbahet ne kuti dhe u transportoka per ore te tera.
shte absurde te mendohet dhe eshte e turpshme te behen akuza kaq feminore dhe te pabesueshme jo vetem per ne profesionistet e shendetesise por edhe per popullin e thjeshte.
Precedenti
Akuza e shitjes se veshkes
Akuzat se mjeku i cili e kishte bere operacion i ka shitur veshken eshte nje ngjarje me te cilin vendi yne eshte perballur edhe 6 vjet me pare por profesionistet dhe hetuesit e hodhen poshte kete akuze. Zyra Ago nga Laci ishte bere operacion por vetem pas 3 vitesh e zbulon se nuk kishte njeren veshke. Kirurgu ne sherbimin e Urologjise ne QSUT Kastriot Dautaj akuzohej nga qytetarja se i kishte hequr veshken pa dijenin e saj dhe ia kishte shitur.
Ne fakt mjeku u ndeshkua nga Urdhri i Mjekut vetem per akuzen e pare sepse ai nuk i kishte dhene epikrizen pacientes. Profesionistet e shendetesise kane shpjeguar se shitja e veshkes eshte e pamundur pasi vendi yne nuk disponon laboratore dhe kushte per te realizuar nje akt te tille.
Del Ponte Hetimet ti beje EULEX-i jo shqiptaret
Pas deklaratave per tregti organesh ish-prokurorja e Tribunalit Nderkombetar per Krimet e Luftes ne Ish- Jugosllavi Carla del Ponte ka kerkuar hapa juridike. Hetimet per keto ceshtje penale megjithate nuk duhet te kryhen nga autoritetet e Kosoves ose te Shqiperise tha Del Ponte.
Ata qe tani thane se te gjithe jane te pafajshem tha ambasadorja e sotme e Zvicres ne Argjentine te enjten ne bisede me agjencine gjermane te lajmeve dpa. Ne diskutim per kete mund te vije vetem misioni i BE Eulex ne Kosove por i cili duhet te pajiset per kete pune shtoi Del Ponte. Ajo tha se hetimet duhet te tregojne nese ka vertet deshmi per keto pohime.
Ajo konfirmoi njekohesisht se pas perfundimit te punes se saj si kryeprokurore ajo kishte mesuar e tronditur se ne Tribunal ishin zhdukur deshmi per heqjen eventuale te organeve. Kane qene prova te gjakut shami fotografi dhe gjera te tilla te ngjashme nga shtepia e verdhe ne Rribe ne Shqiperine e veriut kujton Del Ponte.
Per ne ishte atehere e qarte se ne shtepi kishte ndodhur dicka mjekesore. Hetimet fillestare te Tribunalit atehere paten ngecur ne vend sepse Shqiperia e kishte nderprere bashkepunimin. Vec kesaj deshmitare nuk kishin pranuar te deshmonin.
Ata kishin frike sepse qene vrare disa nga deshmitaret tane. Dyshimet e saj Del Ponte i pati publikuar per here te pare ne nje liber te botuar ne vitin 2008. Si qeveria e Shqiperise ashtu edhe pala kosovare i paten kritikuar ashper si te pabaza dyshimet dhe akuzat e Carla del Pontes te shprehura ne liber. Prek pohimeve te Del Pontes u distancua ne ate kohe edhe Tribunali i Hages per Krime lufte.
Pikat e raportit Marti
--Vendet ne Shqiperi ku permenden ne raport jane se ka dyshime se eshte bere trafikimi i organeve jane
Cahan Kuk Bicaj afer Burrelit Rripe fshat ne jugperendim te Burrelit dhe ne rrethin e Matit Durres
dhe Fushe-Kruje.
--Gjate kohes se luftes edhe mjeket kane pasur levizje masive me refugjatet ne Shqiperi dhe UK-ja thuhet se ka zbatuar nje politike sipas te ciles te gjithe personave te dyshuar sidomos ata te cilet ishin te dyshuar se kane qene bashkepunetore duhej tu nenshtroheshin marrjes ne pyetje.
--Kjo politike ishte perkrahur ne menyre aktive ne territorin e Shqiperise nga elemente te
fuqishme brenda aparatit te inteligjences shqiptare kombetare duke perfshire SHIK-un tani SHISH dhe zbulimin ushtarak.
--Komandantet e UKse te akuzuar se kane qene te perfshire ne keto vende jane Sabit Geci Riza Alija alias Komandant Hoxha dhe Xhemshit Krasniqi. Te tre burrat kane padite e Prokurorise Speciale te Republikes se Kosoves dhe duhet se shpejti te dalin ne gjyq ne Gjykaten e Qarkut te Prishtines dhe
pronat e tyre kane qene gjeresisht te kontrolluara.