Parlamenti 126 vota pro shqyrtimit te Komisionit Hetimor

Dje ne Parlament eshte vendosur qe me date 23 dhjetor te merret ne shqyrtim kerkesa e socialisteve. Debatet vetem per daten e votimit
TIRAN - Mazhoranca dhe opozita miratuan dje me 126 vota pro shqyrtimin e kerkeses per ngritjen e Komisionit Hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne seancen e djeshme plenare u regjistruan vetem tre vota kunder dhe tashme kerkesa e PS-se do te votohet me date 23 dhjetor.
Por edhe pse opozita dha voten e saj pro dates 23 dhjetor ne seance plenare socialistet shprehen qendrimin e tyre kunder shtyrjes se krijimit te komisionit hetimor. Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci tha se vonesa per caktimin e dates se ngritjes se komisionit hetimor tregon mungese vullneti per ngritjen e tij.
I menjehershem ka qene reagimi i kreut te grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi i cili deklaroi se mazhoranca eshte e gatshme qe javen e ardhshme me 23 dhjetor te votoje ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit per te carmatosur sipas tij opoziten nga alibia e rreme e votave te grabitura.
Ruci
Kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci deklaroi se opozita eshte e gatshme qe te pranoje edhe 23 dhjetorin per te shqyrtuar ngritjen e Komisionit hetimor per zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ne fjalen e tij ne Parlament Sekretari i Pergjithshem i PS-se akuzoi mazhorancen per mungese vullneti ne ngritjen e komisionit. Te hetohen zgjedhjet e qershorit por jo si hetimi ne rastin e Shkodres.
Ne kemi humbur shume kohe per kete ceshtje une e di qe 10-diteshat e fundit te korrikut dhe te dhjetorit sic keni lene ju daten 23 jane thjesht sa per ta zvarritur daten e ngritjes se komisionit.
Le te presim edhe daten 23 por ska asnje arsye qe te shtyni dhe zvarrisni daten - deklaroi Ruci. Kreu i grupit parlamentar te PS-se u shpreh se e sheh me skepticizem miratimin nga ana e mazhorances te ngritjes se komisionit hetimor pavaresisht qe sipas tij nuk ka asnje pengese procedurale.
Pavaresisht nga apeli qe po bej e qe e shikoj te pamundur per arsye te numrave duke u nisur nga precedentet parlamentare per kerkesat e shtruara ne Parlament per ngritjen e komisioneve hetimore nuk ka asnje pengese as procedurale por pengesa eshte mungesa e vullnetit politik per ta zvarritur dhe ketu do te jemi per ta pare dhe per te lexuar qarte se cili eshte vullneti politik i munguar nje vit e gjysme.
Une thashe qe e shikoj me skepticizem le te jete nje enderr e keqe por perseri nuk shpresoj qe ju do te keni vullnet edhe ne daten 23 - tha Ruci.
Patozi
Nga ana tjeter kreu i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi sqaroi se mazhoranca eshte e interesuar per ngritjen e komisionit per ti hequr PS-se sipas tij alibine per humbjen e zgjedhjeve. Ne dhe vetem ne duam qe kjo kerkese te miratohet dhe qe komisioni te ngrihet.
Jo sepse kemi nderruar mendje per zgjedhjet e 28 qershorit por duam qe ai te ngrihet sepse duam tju carmatosim tju caktivizojme qe te mos endeni si nje rrezik publik ne rruget e Shqiperise dhe botes.
Tju heqim alibine per zgjedhjet qe humbet dhe ato qe do te humbni gjithashtu - tha Patozi. Ne fjalen e tij nenkryetari i PD-se akuzoi opoziten per mungese vullneti. Pergjigja ishte qe nuk ka nevoje te merret as konferenca dhe as komisioni i ligjeve me kerkesat formale juridike te nje nisme ligjvenese por ne ta sillnim direkt seancen qe me fjale te tjera do te thote te vije dhe te rrezohet ne seance.
Kjo eshte deshmia e qarte e asaj se kujt i mungon vullneti politik per ta bere komisionin hetimor parlamentare - tha ai. Per kreun e grupit Demokrat kerkesa e opozites duhet te jete sipas ligjeve dhe Kushtetutes. Une mendoj ta bejme javen e ardhshme shqyrtimin e kesaj kerkese ne menyre qe komisioni te ngrihet dhe zgjedhjet te hetohen. Javen e ardhshme te miratojme komisionin parlamentar per hetim brenda kornizave kushtetuese - nenvizoi Patozi.
Nenkryetari socialist i Kuvendit ka kritikuar shtyrjen e dates por ne fund ka pranuar votimin me 23 dhjetor
Dokle Nuk ka asnje arsye per te shtyre votimin
Nenkryetari i Kuvendit Namik Dokle u shpreh se opozita kerkon hetimin e te gjitha kutive per te nxjerre sipas tij pergjegjesit e vjedhjes se votes. Duke reaguar per deklaraten e kreut te grupit parlamentar Demokrat sipas te cilit kutite e Shkodres i dhane fund pretendimit te PS-se per manipulime me zgjedhjet Dokle theksoi se transparenca e plote do te realizohet vetem ne rast se do te hapen te gjitha kutite.
Dikush tha se kutia e Shkodres verteton se duhet te qendroje kryeminister Sali Berisha. Po tmerri i Ruzhdies pse nuk e beri Berishen te japi doreheqjen.
Ne kerkojme qe komisioni hetimor te beje transparence te plote ne te gjithe Shqiperine ne cdo qender votimi dhe atehere do te vertetojme se ku jane votat e vjedhura dhe ku fshihen - tha Dokle. Gjate fjales se mbajtur ne kuvend nenkryetari i Parlamentit sqaroi se PS-ja kundershton shtyrjen e marrjes se vendimit per ngritjen ose jo te komisionit hetimor ne seancen e dates 23 dhjetor. Ne kemi kerkuar qe komisioni hetimor te marri vendim sot.
Perderisa zoti Patozi te gjitha elementet u kapercyen nuk ka arsye qe komisioni te marri vendim te shtyhet - theksoi ai. Sipas nenkryetarit te Kuvendit Namik Dokle kerkesa e deputeteve socialiste per ngritjen e komisionit hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit eshte e qarte dhe nuk ka nevoje per zvarritje te metejshme.
Tahiri Fino dhe Peza Jemi kunder shtyrjes se votimit per javen tjeter
Tre deputete kunder votimit te djeshem
Tre deputete te opozites votuan kunder dates 23 dhjetor per shqyrtimin e ngritjes se Komisionit Hetimor per zgjedhjet e kaluara parlamentare. Deputetet Saimir Tahiri Bashkim Fino dhe Dashamir Peza shprehen qendrimin e tyre kunder kesaj shtyrjeje edhe pse pjesa tjeter e grupit socialist bashkoi votat e mazhorancen duke miratuar me 126 vota pro seancen e javes qe vjen per shqyrtim.
Te kontaktuar nga gazeta Shekulli tre deputetet theksuan se jane kunder shtyrjes se shqyrtimit edhe me shtate dite te tjera gje qe sipas tyre mund te ishte bere qe ne seancen e djeshme.
Nje tjeter argument i dhene nga tre deputetet lidhet edhe me proceduren qe do te ndjeke kerkesa dhe projektvendimi i firmosur nga 35 deputetet e Partise Socialiste. Sipas procedures se parashikuar projektvendimi do te kaloje per shqyrtim edhe ne Komisionin e Ligjeve per ta analizuar edhe nga pikepamja juridike. Per deputetet kjo procedure eshte e panevojshme.
Maratona parlamentare miratohen 12 ligje
Per shkak te moszhvillimit te seances se nje jave me pare Kuvendi miratoi dje ne nje seance te zgjatur nje sere ligjesh mes te cileve dhe nje pakete per ndryshime ne tarifa doganore akciza tatimin mbi vleren e shtuar te ardhurat etj.
Nje nga ligjet me te debatuar ne seance ishte edhe ai per ndryshime ne ligjin per Per planifikimin e territorit e cili shtyn edhe me gjashte muaj te tjere hyrjen ne fuqi. Nga 15 janari 2010 qe ishte data fillestare ligji per Planifikimin e territorit do te hyje ne fuqi me 30 qershor 2010.
Nje nisme e tille synon ti krijoje kohen e nevojshme konsulentit dhe Agjencise Kombetare te Planifikimit te Territorit per te pershtatur ne menyre te unifikuar permbajtjen e Regjistrit Elektronik te Planifikimit te Territorit me permbajtjen e projekt-rregulloreve.
Ky regjister eshte nje instrument thelbesor si per procesin e planifikimit ashtu edhe per procesin e administrimit te territorit. Nje tjeter ndryshim i kerkuar nga Keshilli i Ministrave eshte edhe ai per rregullimin e profesionit te mesuesit.
Sipas kesaj nisme mesuesit do ta perfitojne te drejten per ushtrimin e profesionit pa u certifikuar me pare nga nje komision special i krijuar nga qeveria. Projektligji nuk prek ata qe jane te punesuar ne momentin e hyrjes ne fuqi te ligjit si dhe ata qe kane qene me pare ne marredhenie pune.
1. Projektligj Per ratifikimin e Protokollit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Turqise per njesine shqiptare qe operon nen komanden e forces turke ne Afganistan brenda fushes se veprimit te operacioneve te forces nderkombetare te ndihmes per sigurine ISAF.
2. Projektligj Per nje shtese ne ligjin nr. 10.171 date 22.10.2009 Per profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise.
3. Projektligj Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9695 date 19.3.2007 Per procedurat e biresimit dhe Komitetin Shqiptar te Biresimit.
4. Projektligj Per nje ndryshim ne ligjin nr. 7918 date 13.4.1995 Per miratimin me ndryshime te Dekretit nr. 1030 date 23.2.1995 Per emetimin dhe shperndarjen e bonove te privatizimit lekeve te privatizimit dhe dekretit nr. 1049 date 27.3.1995 Per disa plotesime ne dekretin nr. 1030 date 23.3.1995 te ndryshuar.
5. Projektligj Per disa ndryshime ne ligjin nr. 10.119 date 23.04.2009 Per planifikimin e territorit te ndryshuar.
6. Projektligj Per nje shtese ne ligjin nr. 8530 date 23.9.1999 Per Sherbimin Postar ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar.
7. Projektligj Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9072 date 22.5.2003 Per sektorin e energjise elektrike te ndryshuar.
8. Projektligj Per disa ndryshime ne ligjin nr. 7928 date 27.4.1995 Per tatimin mbi vleren e shtuar te ndryshuar.
9. Projektligj Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8438 date 28.12.1998 Per tatimin mbi te ardhurat te ndryshuar.
10. Projektligj Per nje ndryshim ne ligjin nr. 8976 date 12.12.2002 Per akcizat ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar.
11. Projektligj Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9981 date 8.9.2008 Per miratimin e niveleve te tarifes doganore te ndryshuar.
12. Projektvendim Per caktimin e dates se shqyrtimit ne Kuvend te kerkeses se 35 deputeteve per ngritjen e nje komisioni hetimor per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise qershor 2009.
Projektligjet e shtyra dje ne seance
Seanca plenare vendosi te shtyje shqyrtimin e disa pikave te rendit te dites per shkak te disa ndryshimeve te kerkuara nga kryetaret e komisioneve perkatese.
Projektligjet e ndryshuara jane ai Per ndermjetesimin ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve ai Per krijimin e Shoqerise Nxitja e Biznesit Social sh.a. Akt Normativ nr. 5 date 10.11.2010 Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10.142 date 15.5.2009 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise projektvendimin Per nje shtese ne vendimin nr. 95 date 30.4.2007 Per miratimin e struktures dhe organikes se Entit Rregullator te Sektorit te Energjise Elektrike dhe projektvendimin Per zgjedhjen e Inspektorit te Pergjithshem te Bankes se Shqiperise.
fare do te hetoje Komisioni i Kuvendit per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 kush do te jene anetaret dhe kohezgjatja e procesit
Projektvendimi i komisionit hetimor
Parlamenti do te votoje me date 23 dhjetor ngritjen e Komisionit Hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Projektvendimi eshte propozuar nga Partia Socialiste dhe ka gjetur miratimin e mazhorances.
Pas shume debatesh dhe terheqjesh nga te dyja palet eshte vendosur pothuajse cdo detaj i komisionit. Te dy partite kane paraqitur edhe emrat e anetareve te ketij komisioni ku vihet re se pjesa me e madhe e tyre jane juriste. Shekulli boton te plote projektvendimin qe do te votohet pas nje jave.
I. Ngrihet Komisioni Hetimor i Kuvendit per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh per te realizuar transparencen e procesit te zgjedhjeve te pergjithshme te mbajtura me 28 qershor 2009
II. Objekti i veprimtarise se Komisionit Hetimor te Kuvendit KHK eshte
a. hetimi i dyshimeve publike te bazuara te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare raporti i OSBE-ODHIR-it per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor
b. hetimi i dyshimeve te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit kryesisht lidhur me zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit ne menyren e votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimi i te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit mundesine e votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem e votimit familjar pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te KQV-ve etj
c. hetimin e dyshimeve lidhur me perpilimin e listave te zgjedhesve sipas qendrave te votimit dhe kryesisht per verifikimin e zbatimit te ligjit lidhur me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve ekzistencen e dublimeve ne to ose lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme te Gjendjes civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te regjistrit kombetar te Gjendjes civile etj
d. hetimin e dyshimeve ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore ne procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me menyren dhe kriteret e zbatuara ne caktimin e Qendrave te Votimit ne ambiente private
e. hetimin e dyshimeve ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 Qershor 2009
f. hetimin e veprimtarise te administrates se KQZ lidhur me prokurimin funksionimin perdorimin dhe efektivitetin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne vendet e numerimit te votave
g. hetimi i dyshimeve dhe pretendimeve te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per perdorim te mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore per presione te ushtruara per largim transferim apo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten qendrore lokale apo te cdo enti publik per shkaqe qe lidhen me fushaten zgjedhore si dhe per rastet e dhenies ne kundershtim me ligjin te lejeve te perkohshme per personat e denuar apo duke vuajtur masen e sigurise arrest me burg nga administrata e burgjeve gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009
III. Komisioni Hetimor i Kuvendit perbehet nga 15 anetare dhe kryetari i perket Grupit Parlamentar te Partise Socialiste. Per efekt te vendimmarrjes dhe prezences ne komision kryetari i tij gezon te drejten e 3 votave.
Perberja e komisionit eshte si me poshte
PS
Fatmir Xhafaj
Armando Subashi
Asllan Dogjani
Ermonela Felaj
Damian Gjiknuri
Ilir Beqja
Saimir Tahiri
PD
Ilir Rusmali
Gent Strazimiri
Aldo Bumci
Arenca Trashani
Edi Paloka
Eduard Halimi
Enkelejd Alibeaj
Viktor Gumi
IV. Hetimi i shkeljeve objekt i veprimtarise se ketij komisioni per sa lejon Ligji Nr. 8891 date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit do te bazohet ne materialet dokumentet ose provat qe kerkohen te administrohen per qellime hetimore perjashto fletet e votimit qe gjenden ne kutite e fleteve te votimit ne kuptim te nenit 119 pika 3 te Kodit Zgjedhor.
Procesi i hetimit do te perfshije administrimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor qe perfshihet ne kutite e materialeve zgjedhore te cilat ngarkohet KQZ ti ruaje dhe ti vendose ne dispozicion te Komisionit Hetimor te Kuvendit ne kohen vendin dhe menyren e percaktuar prej KHK.
V. Komisioni hetimor i ngritur sipas ketij vendimi bashke me raportin perfundimtar i paraqet Kuvendit ne seance plenare rekomandime lidhur me nxjerrjen e pergjegjesive institucionale rekomandime per reformen zgjedhore per ndryshime apo miratime ligjesh dhe sipas rastit njoftimin e prokurorise per marrjen e masave te metejshme ligjore.
VI. Afati maksimal i permbushjes se detyrave te mesiperme nga ky komision eshte 4 muaj - afat i cili fillon nga dita e sotme dita e miratimit.
VII. Ngarkohet Kryetari i Kuvendit te caktoje mjediset e punes personelin administrativ ne ndihme te komisionit si dhe mjetet e nevojshme per permbushjen e detyrave.