E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje semuret njeqind te tjere bejne sehir

Sfidojne cdo rregullore apo urdhra ministrash duke sjelle anomali ne spitale. Mundohen te tregohen bujar e te dashur duke i vizituar njerezit e tyre orar e pa orar dhe nuk e dine se kjo nuk i ndihmon aspak. Mjafton te hedhesh syte ne dhomat e pacienteve dhe mund ti shohesh ne cdo cep te dhomes madje te ulur edhe ne shtratin e pacientit.

Bluzat e bardha shprehin shqetesimin e tyre ne lidhje me fenomenin e vizitave te pavend qe iu behen pacienteve duke u sjelle atyre vetem deme per shendetin. Per keto situata aspak te kendshme flasin shefja e Onko-hematologjise ne pediatrine e QSUT-se Anila Godo kryeinfermiere Blerina Cenameri psikologia Onelda Zefi dhe Tritan Shehu nenkryetar i Komisionit Parlamentar te eshtjeve Sociale dhe Shendetesise.

Dhjetera njerez tentojne me menyrat nga me te ndryshme qe te futen brenda ne pavijone. Asnje prej tyre nuk eshte i semure por meraku per te afermit i ka dyndur aty ndonese as vete nuk e dine se cfare ndihme mund tu japin te semureve. Vizitoret nuk ndalen as para pavijoneve delikate si reaminacioni ku i semuri duhet te jete vetem nen pranine e bluzave te bardha te specializuara.

shte vertet nje mentalitet i semure qe mundon vendin tone. Mjafton te semuret dikush dhe i vijne rreth 20 te aferm ne dite orar e pa orar ta vizitojne. Se kuptoj se cfare ndihme mund ti japin - pohon Anila Godo. Ajo permend edhe rastin e nje femije i cili kishte mundur tia dilte mbane me semundjen fale ndihmes se doktoreve mirepo u semur serish nga infeksionet qe mori pas vizitave jashte cdo rregulloreje qe i benin te afermit.

Kam ardhur nga Dibra per te pare kusheririn do ta vizitoj se per kete pune kam ardhur - thote nje nga vizitoret e shumte qe varet ne dyert e pavijonit e nuk leviz ne asnje menyre pa u futur brenda. Si ai ka edhe shume te tjere te futen me cdo kusht brenda madje edhe duke iu dhene ndonje bakshish rojeve ne kembim te lejes per tu futur brenda ndonese orari i vizitave mund te kete perfunduar.

Polici privat qe rri te dera duket me shume si nje kukull pasi njerezve nuk u ben aspak pershtypje dhe e kalojne ate sikur te mos ishte aty. Duket si nje mision i pamundur per ti vendosur fre ketij fenomeni qe mbizoteron ne spitalet tona megjithese drejtorite dhe ministrat japin pa fund urdhra qe te zbatohen oraret e vizitoreve. Ketu mendoj se ka nevoje edhe per bindje dhe edukim te qytetareve ndryshe kjo situate do te vazhdoje te mbizoteroje dhe demi eshte i pari mbi pacientet - pohon Tritan Shehu.

Tritan Shehu Kjo eshte tipike per popuj si ne
Ne Shqiperi ndjesia per nje njeri qe vuan nga nje semundje eshte shume e forte. Nese do te kalojme nga popujt e veriut kjo ndjesi fillon dhe zbehet. Dua te them se kjo lidhet pikerisht me mentalitetin e popujve pjese ku ben edhe vendi yne. Megjithate kjo nuk do te thote se nuk duhet te kete ligje dhe rregullore qe te zbatohen.

Kjo do te shmange problemet duke filluar qe nga higjiena bezdisja e te semurit pengimi i punes se mjekeve. Qe te realizohen rregulloret ne radhe te pare duhet bindje dhe edukim te qytetareve.

Anila Godo Sherojme paciente me kancer por na ikin nga infeksionet
Ky mentalitet per fat te keq eshte i demshem per pacientin. Per sherbimin tim sidomos kjo ul efektshmerine e punes. Ne pavijonin tim te gjithe pacientet jane me renie te rruazave te bardha te gjakut per shkak te semundjes qe kane dhe per shkak te terapise qe bejne. Pra cdokush e di edhe nje familjar qe renia e rruazave te bardha do te thote se personi behet me pak rezistent ndaj infeksioneve.

Trishtimi yne ne trajtimin e pacienteve eshte kur e sherojme pacientin nga kanceri dhe na iken nga nje infeksion dhe kjo nuk eshte e pranueshme. Ndaj per sherbimin tone eshte shume e rrezikshme. Ky mentalitet eshte i tepruar tek ne nuk vijne vetem familjaret por vjen edhe komshia shoqja e punes e kush te mundet te cilet mund te informohen edhe me telefon per situaten e te njohurve te tyre. Mendoj se kete pjesen e shfaqjeve ne e kemi te tepruar.

Onelda Zefi punonjese sociale ne QSUT
Duke i vizituar orar e pa orar dhe duke u mbushur dhomen plot me njerez padyshim qe kjo ka efekte negative edhe mbi psikologjine e te semurit. Duke u krijuar grumbuj te njohurish ne dhome i semuri fillon e mendon se me semundjen e tij ka dicka serioze. shte mire qe ai te lihet ne menyre te natyrshme larg rremujes dhe konfuzionit. Mendoj se ne orare te caktuara mund te vijne vetem familjaret dhe kjo eshte e mjaftueshme.

Blerina Cenameri Kryeinfermiere ne QSUT
Nuk largohen nga dera e spitalit pa takuar njerezit e tyre. Marrin me vete cfare te mundin dhe nuk e kane per gje te behen edhe burim konflikti me rojen qe rri tek dera. Duhet te dini se ne situata te tilla eshte e pamundur te zbatohen rregullat. Kam ardhur nga Saranda Kukesi apo Librazhdi keshtu thote te afermit e kerkojne me doemos te futen brenda. Sigurisht mendoj se duhet te kete rregulla me te forta per te mos krijuar konfuzion.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›