E Enjte, 5 Nëntor 2026

Një sërë investimesh në njësinë administrative Lukovë

Në njësinë administrative Lukovë e cila përbëhet nga 9 fshatra, gjatë këtij viti janë bërë dhe parashikohen të bëhen, disa investime për përmirësimin e jetës së banorëve edhe rritjen e kapacitetit në funksion të turizmit. Dhënia e zgjidhjes përfundimtare për përfitimin e dokumentacionit për tokat bujqësore, hartimi i planeve urbanë për çdo fshat, ndërhyrja në infrastrukturën rrugore por edhe investimet në qendrat e zonave rurale, janë disa prej investimeve të bërë dhe që do të realizohen në këto zona këtë vit, sipas adaministratorit Andrea Boci.

“Banorët kanë patur gjithmonë problem me pronat dhe kjo nuk ka lejuar zhvillimin e tyre. Këtë 4 vjeçar qeveria ka bërë që banorët të marrin dokumentacion për pronat tyre. Nuk ka patur një plan urban në këto zona dhe që në 2018, çdo fshat tani ka planin vendor rural studimin që njerzit të investojnë në pronën e tyre. Investimet kanë qenë në hotele dhe pjesa më e madhe në bujtina që janë në funksion të turizmit. Kemi përfunduar rrugën e Borshit që është një aset për vendit tonë, investim ky i bërë nga qeveria dhe fondi shqiptar i zhvillimit, kemi në plan rregullimin e çdo qendre të fshatrave në zonat rurale, si dhe do të ndërhyhet me një investim në këto qendra nga ana e bashkisë”, shprehet administratori Andrea Boci.

Investimet në zonat rurale të bashkisë së Himarës, do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetesën e banorëve por edhe në sytë e vizitorëve që Himarën e kan si një ndër destinacionet kryesorë në itenerarin e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›