E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fshati Vrion vuan mungesen e të rinjve

Fshati Vrion i Bashkisë së Sarandës, dikur numëronte rreth 200 familje, sot ky fshat banohet vetëm nga pak të moshuar, në rreth 90 familje. Ashtu si çdo zonë rurale pas viteve ’90, ai po përballet me largimin e familjeve, kryesisht të të rinjve. Për banorët që jetojnë sot në Vrion, braktisja e fshatit është e dhimbshme . Ata shprehen se ju mungojnë të afërmit e tyre. Të moshuarit thonë se pensionet janë i vetmi burim të ardhurash, që ata të përballojnë nevojat e tyre .

‘’Më parë fshati jonë ishte i banuar , kishte rini. Bënim festa shkonim për vizita tek njëri tjetri . Sot për arsye pune pjesa më e madhe e familjeve janë larguar, duke emigruar në greqi apo shtete të tjera “  thotë një banor.

“Dikur jetesa këtu ka qënë shumë e lehtë , sot për shkak të largimit të banorëve në emigrim fshati është boshatisur . Kemi mbetur vetëm ne , mosha e tretë , por dhe ne kemi vështirësi pasi duke mos patur fëmijët afër ska kush të na ndihmojë me shërbime” , shton një tjetër i moshuar.

“Më largimin e banorëve në emigrim , tani edhe tokat e fshatit mbetën pa punuar .Do ishte mirë që emigrantët të kthehen dhe të punojnë në tokat e tyre, sepse edhe këtu nëse punon mund të jetosh shumë mirë” , thotë nje tjetër banorë i fshatit Vrion. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›