Transporti publik në Tiranë, qytetarët ankohen për fluks në autobuse

Pavarësisht thirrjeve për distancim social, autobusët në Tiranë vijojnë të jenë të tejmbushur, sidomos gjatë orëve të pikut. Udhëtarët thonë se janë të detyruar t’i përdorin për shkak të distancave të gjata që përshkuajnë, por ankohen se frekuenca e mbërritjes së tyre në stacion është gjithmonë e më e gjatë dhe për pasojë edhe fluksi i udhëtarëve është më i madh.
Kryetari i Shoqatës së Transportit qytetas, Rixhin Qoshja thotë se gjendja, ku ndodhet transporti publik në Tiranë, është pasojë e pandemisë dhe ndërhyrjeve në disa akse kryesore të qytetit.
Sipas kreut të shoqatës së transportit qytetas, situata mund të zgjidhej vetëm nëse shteti do të mbështeste financiarisht kompanitë e transportit publik. Ai shtoi se shoqata ka kërkuar komitetit të ekspertëve të përfshijë stafin e transportit public në kategoritë që duhet të vaksinohen sa më parë.