Nuk ka autoportret të Da Vinçit

Kur ai ishte vënë në kornizë në vitin 1929 ishte ekspozuar rastësisht në diell dhe atëherë kishin filluar të përhapen ca njolla të kuqe sikur aknet në fytyrë. Ato ishin lehtë të dallueshme kur kjo kryevepër u ekspozua më 2006 dhe 2011. Tani, gati të gjithë ekspertët kanë rëndë dakord se është i pamundur restaurimi i veprës.
“Është e mahnitshme të merremi me vepra të medha e të përkryera si kjo. Megjithatë, do të vazhdojmë të hulumtojnë dhe të diagnostikojmë”, ka thënë Maria Kristina Missiti, udhëheqëse e Qendrës Italiane për Restaurim dhe Konservim.
Vendimi nëse edhe me tej duhet të provojnë ta restaurojnë këtë kryevepër, do të merret nga Biblioteka e Torinos, Qendra për Restaurim dhe ekspertë të tjerë. Kjo vepër nuk është e para që rastësisht dëmtohet. Më 2010, në Nju-Jork, një grua u rrëzua në “Artistin” e Picassos.
Ajo shqeu pëlhurën. Për fat të mirë nuk është detyruar të paguante dëmin për veprën e cila llogaritet të kushtojë 83 milionë dollarë. Katër vjet para këtij rasti, Seve Wynn, një pronar kazinosh në Las Vegas, dëmtoi portretin e Picassos të dashnores Maria Teresa Walter që ishte pronë e tij. Rastaurimi kushtoi “vetëm” 60 mijë dollarë.