Një servil në zyrën e Berishës, që kërkon të bëhet servili i Ramës
Këshilltari për marrëdhëniet me publikun i kryeministrit në ikje, Sali Berisha, ish-gazetari i BBC, Ilir Kadia, denoncon atë që ai e cilëson si fenomeni i servilizmit. E ka me një prej këshilltarëve të Berishës, që sipas Kadisë, ka qenë servile i kryeministrit në ikje dhe kërkon që të bëhet servili i kryeministrit të ri, Edi Rama.
“Grimasa” E pashë përpara pasqyrës së hollit të banjove të dikasterit duke bërë grimasa. Ndër zyra xhanxhin njeri! Të gjithë plazheve. Ai vetëm. Djersët i vareshin dhe i pikonin nga mjekra mbi këpucët me vrima si mbi një shoshë. I afrohej pasqyrës sa arrinte të kapte një grimasë si buzëqeshje dhe fiksohej pas saj.
-Ah, jo! Nuk është kjo!
Pastaj prapë masazh muskujve të faqeve e buzëve dhe prapë një ndalje të tyre. E prapë afrim tek pasqyra e fiksim pas pamjes së re të tij.
-Ç’bën o njeri? Prova për teatër?!- e pyeta nga dera pa lëvizur. Edhe ai s’lëvizi. Djersa çurg! Këpucët me vrima si shoshë, qull. Fytyra stamposur buzëqeshje në pasqyrë. Ajri i nxehtë i gushtit shtangitur.
Kjo është!- bërtiti. Po, po, kjo është!- tha duke u kthyer nga unë dhe duke ribërë buzëqeshjen e fundit që sapo kish stamposur në pasqyrë.
-Uauuuu! I fortë je! Po si munde o njeri në kaq pak kohë?!
-Ah jo!-tha i qetë duke fshirë djersët me pëllëmbë. Ti ishe me leje, por unë kam gjithë beharin që harxhoj dy-tre orë përpara pasqyrës, duke i bërë copë muskujt e fytyrës që t’ia arrija kësaj mrekullie! Shiko! Dhe XY, punonjësi më i vjetër i administratës, megjithë statusin e Nëpunësit Civil ja kish dalë të zhbënte nga fytyra e tij buzëqeshjen në stilin e grimasës të Shefit të Vjetër dhe të fiksonte, deri në zgjedhjet e ardhshme të paktën, grimasën e… SHEFIT TË RI, shkruan Kadia në Facebook.