E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësministrat e qeverisë së re, nga shoqëria civile?

ramaZëvendësministrat e qeverisë së re pritet të jenë nga shoqëria civile. Kjo mësohet se është thënë nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama, si porosi ndaj ministrave të emëruar prej tij.

Sipas gazetës Panorama, Rama u ka kërkuar atyre që ti propozojnë atij dy emra për njërin nga postet e zv.ministrit të ministrisë që ata drejtojnë.

Por, sipas tij, ata duhet të jenë figura të reja, të papërfshirë më parë në qeverisjet e mëparshme, edhe pse mund të kenë qenë të papërfolur për afera apo dyshime gjatë ushtrimit të detyrës.

Postet e zëvendësministrave ndërkohë Rama ka presionin e aleatëve të tij, të cilët nuk kanë arritur që të përfaqësohen në qeveri në nivel ministrash. Për këtë arsye, disa prej posteve të zëvendësministrave pritet që tu kalojnë pikërisht atyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›