E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provokacionet e gushtit

kishaNga Fabian Morava*
Përmeti mbase është qyteti prej nga më pak priteshin lajme trazirash këtë fund gushti; por ja që prej ditësh vijnë prej andej jo thjesht ngjarje të kronikës, por konflikte me sfond institucionalo-fetar që mund të vënë në dyshim marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë. 

Zhvillimet lidhur me kishën-pallat kulture po precipitojnë nga ora në orë, dhe përgjithësisht debatet dhe reagimet janë të nxehta, në çdo nivel dhe nga çdo palë; nga komentuesit anonimë në internet, tek përfaqësuesit zyrtarë. Nuk mungojnë edhe disa pyetje që padyshim, në mungesë të një përgjigjeje zyrtare, e marrin atë nga po ata që pyesin. Fjala vjen, përse vendimi i Gjykatës Kushtetuese i më shumë se një dekade më parë, u pa e udhës të zbatohej pikërisht tani nga përmbarimorët privatë; sa ndikon në këtë përplasje, fakti që vendi ynë është në ditë tranzicioni qeverisës etj.

Paraditen e së premtes 16 gusht, disa përmbarues privatë të shoqëruar nga policë gjithashtu privatë, hynë në mjediset e ish pallatit të kulturës për të zbatuar vendimin gjyqësor që ja kthen këtë pronë bashkisë. Nuk do mend se ky zbatim ishte tejet i vonuar. Se përse nuk është zbatuar më parë nga përmbarues të shtetit e më pas nga privatët, kur u liçensuan së fundi, këtë e dinë kryebashkiakët e kaluar të Përmetit, dhe ai aktual Gilberto Jaçe. A e ka kërkuar Jaçe të paktën dy vitet e fundit në detyrë, kthimin e pronës bashkiake? Po për aksionin e fundit, a kishte ai dijeni, si palë direkte e interesuar? Fakti është që kryebashkiaku ndodhej në Itali kur plasi konflikti, dhe drejtori i tij i kulturës në bashki la të kuptohej se shefi i tij qenkësh shmangur me lezet.

Për tu kthyer në vendngjarjen e asaj dite, kemi dy palë dhe dy qëndrime. Një prift, I.Tyto, shqiptar me kombësi e shtetësi, deklaroi se policët privatë i kishin thënë, shporru more maskara i Janullatosit. Nuk keni vend ju grekët këtu në Shqipëri. Vetë përmbaruesit dhe policët privatë deklarojnë se janë përballur me dhunën e priftërinjve. Ekzistojnë sigurisht edhe pamje video, por ato nuk e japin të gjithë dinamikën. Por në qoftë e vërtetë shfryrja e policit, qoftë dhe privat, kjo tregon se ata njerëz që duhej të shkonin aty vetëm për të zbatuar ligjin me gjakftohtësi, ishin të ngarkuar edhe me emocione private. Nëse është apo jo detyrë e përmbaruesit që, përveçse tja dorëzojë ndërtesën të zotit (pasi ka hequr sendet e mëparshme me inventar e njerëzillëk), të heqë edhe kryqin e kishës, të ulë flamurin e saj dhe të vendosë atë kombëtar, kjo është për tu diskutuar. Sa për mungesën e policisë së shtetit ato orë të para, kjo është një tjetër gafë serioze, kur dihet ndjeshmëria që shkaktojnë episode të tilla.

Më pas ngjarjet rrodhën me shpejtësi. Dy autobuzë me priftërinj e besimtarë zbarkuan në Përmet në datën 19 gusht, rimorrën kalanë dhe mbajtën një meshë. Pas disa orësh u larguan dhe u rikthye policia, por ndërkaq ishin kaluar kufijtë e Përmetit, madje edhe të shtetit. Ministria e Jashtme greke bëri një notë proteste me këtë tekst: Vetëm tre ditë pas ngjarjeve të papranueshme që ndodhën në Përmet, këtë mëngjes, në të njëjtin qytet, në një sulm të dhunshëm mbi një shtetasi grek dhe një minoritari, rezultuan në lëndim tyre. Menjëherë pas këtyre incidenteve, persona të panjohur hodhën gurë në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër, sulm i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar lëndime. Ne shprehim neverinë tonë dhe dënojmë dy sulmet, të cilat ngrejnë pikëpyetje mbi gatishmërinë dhe dëshirën e autoriteteve shqiptare, për të vendosur rendin dhe për të mbrojtur ndërtesat e Autoriteteve Diplomatike dhe Konsullore greke. Presim arrestimin e menjëhershëm të autorëve të këtyre akteve dhe që autoritetet shqiptare, ti japin fund menjëherë kësaj situate të papranueshme që ne shpresojmë se është krijuar në padijeni të Qeverisë shqiptare.

Pra, Përmeti përmendet vetëm si ngjarje e papranueshme, ndërsa ankesat konkrete janë të tjera, të atilla që nëse do shkruhej një notë proteste nga secila palë për shtetasit e dhunuar a të lënduar të palës tjetër, nuk do mjaftonte letra këto 20 vjet.

Menjëherë më pas, pala greke aplikoi bllokimin e pikave kufitare, fillimisht në Kapshticë. Ky nuk është lajm i ri, por këtë herë doganierët grekë e kanë shprehur hapur arsyen e kthimeve masive të shtetasve shqiptarë: Na e morët kishën e Përmetit? Kthehuni mbrapsht! Këtë e pohojnë me dhjetra shtetas, pa folur për ndalimin e gazetarëve shqiptarë në Kapshticë, të cilëve iu fshinë pamjet e xhiruara dhe fotot. Për të parën herë këto vite, edhe pala shqiptare (drejtori i policisë në Kakavijë) shpalli zbatimin e reciprocitetit kufitar: nëse grekët kthejnë, edhe ne do kthejmë ata shtetas grekë që nuk justifikojnë kriteret e qëndrimit të Shqipëri. Nga pikat kufitare kanë ardhur brenda pak ditësh lajme për lirimin apo shtrëngimin e situatës, por ngërçi mbetet. Dhe ndodhemi sot në një pikë shumë kritike, ndoshta më të nxehtën që nga ngjarjet e fillimviteve 90-të.

Së pari le ta lëmë pak Përmetin, dhe të analizojmë një koncept pak më të gjerë. Si nota greke e protestës, ashtu dhe deklarimet e hapura të zyrtarëve grekë të kufirit, tradhtojnë një nocion që është i papranueshëm edhe në parim, por edhe në realitetin institucional shqiptar: Duket se Athina e quan greke Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare, e në zgjatim, i quan grekë të gjithë besimtarët ortodoksë, shqiptarë e minoritarë. Për rrjedhim, punët dhe konfliktet e KOASH-it, janë edhe të sajat. Nuk e dimë se si dhe sa ndërhyn shteti grek në punët e kishës së vet ortodokse, por këtë tonën e ka shumë për zemër. Është plotësisht e kuptueshme që një shtet të interesohet për bashkëkombasit e vet, në këtë rast minoritarët grekë, por që ky shtet (mesa dimë nuk është fetar, pra nuk drejtohet nga Ungjilli, por nga kushtetuta e vet) të interesohet për besimtarët në një shtet tjetër, kjo është një anakronizëm, nga ato që Greqia e sotme i ka me bollëk. Por kjo nuk është gjë e re. Edhe pse Hirësia e tij Kryepeshkopi Janullatos deklaron se punët e Zotit dhe të grigjës së tij skanë lidhje me punët e Greqisë; se ka kërkuar shumë herë nënshtetësinë shqiptare që nuk ja kanë dhënë; edhe pse figura e tij gëzon respekt madje në hierarkinë fetare botërore, do vijë dita që KOASH-in ta drejtojnë hierarkë shqiptarë, që po formohen ndërkaq. Kjo do të eliminojë, me shpresë, fenomenin po kaq problematik që ndodh me pjesë të shtypit dhe opinionit publik shqiptar, që edhe kur nuk e shprehin haptaz, e përkufizojnë KOASH-in si grek dhe vegël të Greqisë, meqë ka Janullatosin në krye, duke rënë kështu në të njëjtën grackë.

Ana tjetër e medaljes, është qëndrimi zyrtar e shtetëror shqiptar ndaj ngjarjeve me sf

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›