E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një show politik për Alec Baldwin

 Aktori Alec Baldwin është gati të zbarkojë në rrjetin televiziv MSNBC me një shfaqje të përjavshme, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Sipas burimeve, aktori po përmbyll tratativat për drejtimin e një programi që do të transmetohet të premteve në orën 22, me orën lokale.

Në këtë program, Baldwin do të ketë mundësi të flasë hapur për idetë e tij politike. Ai është një mbështetës i thekur i së majtës amerikane dhe konsiderohet si ndër më të preferuarit nga simpatizantët e partisë demokratike./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›