Nje shqiptar ekzekuton me shtate plumba nje 27 vjecare kubaneze
ITALI- Nje 24 vjecar shqiptar punetor ndertimi ne Itali i identifikuar si Leonard Grifsha ka vrare barbarisht nje 27 vjecare kubaneze te identifkuar si Perez Cala Kalianyns duke u larguar me pas nga vendi i ngjarjes. Mediat italiane raportojne per nje vrasje barbare me te pakten shtate plumba ndersa 27 vjecarja vdiq ne ambulance rruges per ne spital.
Policia italiane po ben krehjen e zones ndersa kerkimet po zgjerohen ne disa qytete italiane.
Leonard Grifsha me profesion murator kishte lene nje dite me pare vendin e punes pasi mendohet se ai kishte zgjedhur te bashkejetonte me 27 vjecaren kubaneze. Por nje ndryshim mendjeje i papritur nga kubanj Perez Cala Kalianyns mendohet se ka bere qe shqiptari ta qellonte per vdekje