Një shtëpi muze për Lasgush Poradecin, gati projekti për shtëpinë e poetit të parë modern shqiptar

36 vite pas vdekjes, poeti i njohur pogradecar Lasgush Poradeci, nuk ka një shtëpi muze të dedikuar, që do të shërbente si një pikë pelegrinazhi, por edhe një pikë takimi për njerëzit e artit.
Megjithëse nuk kanë munguar përpjekjet për ta nderuar emrin e tij, apo për t’i dhënë mbrapsht diçka si falënderim për atë që ai ka bërë për qytetin e tij të lindjes dhe mbarë vendin.
Piktori i njohur Anastas Kostandini si dhe pedagogu Neli Naço thonë se të gjithë janë të vonuar për shtëpinë muze të mjeshtrit të poezisë.
Nënkryetari i bashkisë së Pogradecit Paskalino Ziko ka bërë me dije se pushteti vendor ka një projekt për shtëpinë muze të poetit të njohur, projekt që përfshin lagjen muzeale ku u lind e u rrit Llazar Gusho.
Shtëpia e poetit të madh Lasgush Poradeci ndodhet në lagjen “Toplec”, një nga lagjet më të vjetra të qytetit liqenor.
Kthimi i shtëpisë së tij në muze është pjesë e projektit të rijetëzimit dhe restaurimit të qendrës historike të Pogradecit.
/rtsh/