Nje shtet demokratik smund te varet nga tekat e partive
Ambasadorja britanike Fiona McIlwham ben thirrje qe partite te zgjidhin ngercin
Nje vend demokratik nuk mund te varet nga deshirat momentale te partive pavaresisht nga ngjyrimi politik ose vullneti i mire apo i keq. Vendi ka nevoje per institucione te forta te pavarura dhe profesionale. Mesazhi erdhi dje nga Ambasadorja Britanike Fiona McIlwham ne konferencen e titulluar Pergatitja per aderim ne BE e organizuar nga Instituti Shqiptar per Studime Nderkombetare duke sugjeruar keshtu zgjidhjen e menjehershme te ngercit politik. Nje shtet i vertete demokratik nuk mund te varet nga tekat e partive politike - te cfaredo ngjyre apo cfaredo qellimi te mire ose jo keta politikanet mund te kene. Vendit i nevojiten.... institucione qe sigurojne nje kontroll mbi politikat partiake mbi Qeverine mbi individet si dhe mbeshtetje dhe mbrojtje te interesave te qytetareve shqiptare deklaroi ambasadorja britanike. Sipas saj nje vend me institucione te forta mund te kontrollojne politiken e partive qeverine individet dhe mund te mbeshtese dhe mbrojne interesat e qytetareve shqiptare. Nderkohe qe theksoi se eshte zhgenjyese qe pas raportit partite politike kane vazhduar duke fajesuar njera-tjetren. Sipas saj kjo do ndihmoje pak ne zgjidhjen e ngercit aktual politik permiresimin e jetes se shqiptareve te zakonshem apo per te ngritur reputacionin nderkombetar te Shqiperise ne vecanti ne Bashkimin Evropian. Para dy javesh ne mesuam per 2 vendime te rendesishme te BE-se per Shqiperine Nje rreth te kaluares dhe tjetri per te ardhmen. Vendimi per te hequr vizat turistike ishte nje vendim i rendesishem dhe shume pozitiv dhe deshmi e perparimit te jashtezakonshem te Shqiperise qe nga viti 1990. Ndermjet shume vendimeve qe BE-ja ka marre per Shqiperine liberalizimi i vizave do te kete nje efekt te drejtperdrejt sepse njerezit do te mund te udhetojne per te kaluar pushimet pa ndenjur ne radhe pa paguar per viza u shpreh ambasadorja. Sipas saj ky vendim u mor sepse u mbajten premtimet dhe u ndermoren reformat. Por per sa i perket statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian opinioni i Komisionit pa gatishmerine e Shqiperise per te ecur ne fazen tjeter te marredhenieve me BE-ne dhe vleresimi ishte i veshtire per tu marre por i drejte. McIlwham theksoi se komisioni gjykoi qe me gjithe progresin e rendesishem Shqiperia nuk eshte gati as per statusin e kandidatit dhe as per hapjen e negociatave. Ky vendim nuk ka lidhje me pretendimet e politikaneve shqiptare qe njera pale apo tjetra ka bllokuar progresin. Por per shkak te mungeses se dialogut politik dhe sepse institucionet demokratike jane te dobeta dhe partite politike nuk kane bere mjaft per ti mbeshtetur dhe forcuar beri te qarte ambasadorja Britanike. Sipas saj nderkombetaret kerkojne nje parlament funksionues nje administrate publike te depolitizuar dhe nje sistem gjyqesor te forte dhe te pavarur si kerkesa baze per nje progres te metejshem ne BE. Duhet te kete vazhdimesi ekspertize dhe procedura te ndershme. Respekt profesional dhe kontrolle te duhura brenda sistemit demokratik theksoi ajo. Sipas ambasadores opozita mund te mbeshtese dhe duhet te punoje ne menyre konstruktive per te permiresuar propozimet e qeverise. Ajo theksoi se kjo nuk eshte dobesi por nje politike e mire me shpirt publik.
R. Rapushi