Raporti i KE PS debat me Bregun per pergjegjesite Rozeta Rapushi
Prania e Ministres se Integrimit Majlinda Bregu ne Komisionin e Integrimit per te raportuar mbi progres raportin e Komisionit Evropian per Shqiperine shkaktoi debate te ashpra me opoziten. Nje prej anetareve socialiste te komisionit Taulant Balla e akuzoi drejtperdrejt Ministren si fajtore per marrjen e vendimit negativ per statusin e vendit kandidat te Shqiperise nga Bashkimi Evropian. Madje Balla e akuzoi drejtperdrejte ministren per lidhje te dyshimta te familjareve te saj me njerezit e mafies. Zonje ke bere nje gabim shume te madh ke perdorur postin e Ministres se Integrimit per te krijuar imunitet politik perkundrejt njerezve familjare te lidhur me krimin e organizuar dhe ky eshte nje shqetesim i madh. Prandaj une po ta them sot se zonja Ministre e Integrimit ne zyrtarisht kemi kerkuar doreheqjen dhe ben mire te shikosh pozicionin tend tha Balla. Por sipas ministres Bregu opozita duhet ti drejtohet organeve te drejtesise ne rast se ka dicka dhe jo te shpife. Taulant nuk po te drejtohem as zoti Balla sepse ti nuk e meriton se nuk je zoteri por te sugjeroj vetem dicka. Mundohu te respektosh ti institucionet e ketij vendi. Taulant Balla ti nuk je as prokuror as gjykates po nese ti do te behesh pjese e toges se pushkatimit politik ky do te jete mekati yt i pandare ne politike replikoi Bregu. Sipas saj 12 rekomandimet e raportit te KE jane ne varesi te te parit konsensusit politik te cilin mazhoranca nuk mund ta arrije pa opoziten. Nuk jane rekomandime per qeverine shqiptare por per klimen politike dhe rikthimin ne shina normale te dialogut politik ne vend jane per te funksionuar nje Parlament i cili nuk funksionon vetem me debatin e 60 minuteshit nga opozita as me debatin per ligje te caktuara por dhe me voten per ligje te cilat i duhen ketij vendi kritikoi ministrja. Duke ju pergjigjur pyetjeve te opozites se nese Shqiperia ka humbur 400 milione euro pasi nuk ka marre statusin e vendit kandidat ministrja Bregu tha se kjo nuk eshte e vertete pasi Shqiperia ashtu si dhe vendet e tjera te rajonit e kane te percaktuar asistencen financiare nga BE deri ne vitin 2012. Nga ana tjeter Ministrja Bregu iu pergjigj pretendimeve te deputeteve te opozites sipas te cileve qeveria nuk ka respektuar vendimet e Gjykates Kushtetuese lidhur me ligje qe kjo gjykate ka marre ne shqyrtim. Sipas saj PS nuk duhet te mos abuzoje me akuza te paverteta por te me permendte qofte edhe nje rast te vetem kur qeveria nuk ka respektuar nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Nuk ka sepse nuk ka ndodhur kurre as me ligjin e lustracionit as me ate te statusit te ushtarakut edhe pse qeveria kishte objeksione lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuese per keto ligje tha ministrja qe shtoi se edhe ne progres raport thuhet se nga viti 2005 Gjykata Kushtetuese dhe pavaresia e saj ka ardhur ne rritje ne disa raste ajo ka shfuqizuar ose pezulluar ligjet e miratuara i jane nenshtruar rishqyrtimit kushtetues 33 ligje 18 pjeserisht antikushtetues 2 krejtesisht dhe ne 13 raste eshte refuzuar shqyrtimi per arsye antikushtetutshmerie.