E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje shtet pa femije Pse gjermanet nuk duan te kene me shume femije

Si nje prej nenave me te reja ne Gjermani ministrja e Familjes Kristina Schroumlder ka publikuar nje foto duke lene spitalin me bashkeshortin Ole dhe vajzen e sapolindur Lotte Marie. Schroumlder eshte ministrja e pare qe sjell ne jete nje femije ndersa eshte me mandat ne qeveri.

Kjo foto eshte e vetmja e bere publike nga Schroumlder dhe eshte bere me nje mesazh te qarte dhe kuptimplote Na shikoni ne jemi dy njerez te rinj te lumtur qe kthehemi nga spitali si familje e lumtur.

Mesazhi i ministres eshte per te inkurajuar cdo grua te re qe te beje femije duke perfshire edhe ato qe punojne te pakten 70 ore ne jave si vete ministrja qe eshte ne syrin publik ne cdo kohe dhe eshte martuar me nje anetar te Parlamentit. Ne nje vend ku ritmi i lindjeve eshte i ulet pavaresisht perpjekjeve per te ndryshuar trendin ky eshte mesazh me rendesi. Per shume vjet administrate ne Berlin eshte perpjekur te inkurajoje gjermanet qe te lindin me shume femije dhe ne te vertete qeveria e Merkelit ka qene mjaft aktive ne kete ceshtje pasi ka dhene shume bonuse financiare per prinderit.

Aktualisht benefitet qe i paguhen gjermaneve qe bejne femije dhe qe quhen si Elterngeld i kane kushtuar qeverise te pakten 15 miliarde Euro. Por pavaresisht shumes se madhe problemi mbetet.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministrja gjermane per Familjen Kristina Schrder

Nje zgjidhje qe ka deshtuar

Javen e kaluar zyra e Statistikave federale ne Gjermani doli ne perfundimin se vendi ka perqindjen me te ulet te femijeve ne te gjitha vendet europiane. Ne dekaden e fundit numri i gjermaneve nen moshen 18 vjec eshte ulur me 2.1 milione. Ne terma perqindjesh ky segment popullate ra nga 18.8 ne vitin 2000 ne shifren 16.5 ne vitin 2010.

Roderich Egeler presidenti i Rrjetit te Statistikave paralajmeron Ky trend do te vazhdoje te bjere. Ursula von der Leyen ministrja aktuale e Punes kishte imagjinuar qe gjerat do te shkonin ndryshe. Por fakti qe asgje nuk po ben qe te rritet numri i femijeve nuk mund te shpjegohet. Gjermania ende vuan nga nje infrastrukture e keqe per rritjen e femijeve sic jane kopshtet e mbushura plot dhe mungesa e qendrave ditore per femije.

Premtimet boshe

Edhe pse zvogelimi i numrit te kopshteve dhe cerdheve eshte nje prej faktoreve per numrin e ulet te femijeve serish nuk shpjegohet ky fenomen ne Gjermani. Nje tjeter faktor eshte ajo qe nenat e reja hasin ne vendet e punes. Ne takimet e Dhomave te Biznesit dhe Industrise pronaret dhe drejtoret pelqejne te hedhin shpesh fraza si ekuiliber puno-jeto apo edhe te dhene pas familjes. Por si duket kjo ne praktike

Cornelia Dahlke nje keshilltare ne nje kompani ajrore ka patur disi eksperience ne kete. Kur ajo mbeti shtatzene me femijen e pare shefi i saj i tha Te mirat gjithmone mbeten shtatzene. Kur ajo me pas mbeti shtatzene me femijen e dyte bosi i tha qe ndoshta duhej te mjaftohej me vetem nje femije.

Kur Dahlke nisi punen ne kompani bosi i saj premtoi orar fleksibel te punes dhe mbeshtetje morale. Por gjerat nuk shkuan keshtu. Edhe pse punedhenesi ra dakord per nje jave me 30 ore pune ne kontrate shkruhej se oret mund te ndryshonin ne varesi te kerkesave te biznesit. Pasi informoi koleget ne pune se priste femijen e dyte ankesat e shefit te Dahlke u kthyen ne veprime. Ai anuloi nje rritje te parashikuar te pages dhe injoroi kerkesat per rritje ne detyre.

Situata nuk ishte krejt e qete edhe per Vera Meyer por 40 vjecarja nene e dy femijeve ende ankohet per mbeshtetjen e munguar. Per me shume se 10 vjet Meyr ka punuar ne shitjet masive te ushqimeve ne nje kompani ne Berlin. Pasi mbaroi periudhen e lejes se lindjes Meyr kerkoi reduktimin e oreve te punes per te kaluar kohe me femijet. Por koleget e saj nuk pranuan. Nuk jam nje person gysmak vetem sepse punoj gjysme dite. Une pres me teper respekt per nje pune 24 ore ne jave tha ajo.

Me e lehte ne pozicionet e larta

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Feste me femije ne Dortmund

Situata duket sikur eshte me e veshtire per drejtoret dhe personat me pushtet pasi ata duhet te qendrojne ne pune me shume sesa punonjesit e tjere. Por shpeshhere eshte me e lehte per ta per te vendosur kushtet se sa per punonjesit e tjere. Astrid Schulte 45 vjec eshte e martuar me 3 femije por e divorcuar nga burri. Ajo ka patur nje karriere te suksesshme si shefe marketingu duke perfshire pozicione si ne firmat Cartier dhe Roland Berger. Ajo duhet te jete e kenaqur por tregon se kur ishte ne mes te 30 dhe punonte 80 ore ne jave dicka i mungonte.

Thjesht nuk kishte ekuiliber ne jeten time tha Schultes. Kur mbeti shtatzene ajo qelloi ne kompanine Bellybutton nje firme qe prodhon produkte per nenat shtazena. Sot ajo eshte aty drejtoresha e Menaxhimit.

Autor Aurel Borici/Agentur Spieg.

Redaktoi Mimoza Kelmendi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›