Lufte informalitetit Greqia fut pagen e siguracionin me kupon per imigrantet

laquoCdo e keqe ka edhe anen e saj te mire thote nje risi e lashte greke qe rikonfirmohet me sa duket edhe nga greket moderne. Kriza e keqja ne kete rast shnderron ne nevoje jetike luftimin e evazionit fiskal dhe permes legalizimit te formave te vecanta te punes si ato te ndihmes shtepiake apo edhe puneve te perkohshme bujqesore ku punojne kryesisht imigrantet.
Puna ne te zeze - plage greke
Me vendimin e firmosur nga ministri grek i Punes Jorgos Kutrumanis per pagesen me kupon ose me ergosimo sic quhet ne greqisht nga fillimi i muajit shtator ka favore ne sektoret e siguracionit social. Ky sektor ka qene i privuar nga kontribucionet sociale sepse punohej ne te zeze nje plage kronike kjo. Ky vendim shpreson ta sheroje ate kryesisht per imigrantet ne radhe te pare per grate qe si ndihmese shtepiake kane privilegjin e hidhur te kampionit te punes ne te zeze.
Une jam dakord me kete mase por makar te behet mbare te aplikohet per te gjithe i thote DW Esmeralda Kalluci nga Gjirokastra qe ka 14 vjet qe punon neper shtepi si pastruese por nje pulle siguracioni nuk e ka ne librezen e saj. Jo neper shtepira ne shumicen e rasteve nuk i sigurojne grate thote Esmeralda si per te hequr dhe nje ndjenje faji nga vetja e saj ne kete kompromis te imponuar te punes se paligjshme me punedhenesit e saj shtepiake.
Grate imigrante qe punojne si shtepiake skeptike
E dekurajuar nga permasat e krizes qe i vuri drynin edhe tavernes qe kishte i shoqi i saj Gjergji futbollisti i njohur i viteve 80-te te ekipit te Luftetarit Esmeralda nuk e fsheh skeptizicmin e saj per suksesin e kesaj mase te qeverise qe sipas saj duhej marre me pare. Keto behen neper ndermarrje neper shtepira nuk besoj se do te aplikohet kjo metode te shkojme neper banka. Duke ditur se shteti eshte ne krize dhe njerezit kane nevoje per pune nuk do te paguajne siguracionet do te mundohen te te shfrytezojne. Eshte pune e fshehur pune e piste pune ne te zeze kjo puna jone. Pune e piste si puna e pastrueses nenkuptohet puna ne te zeze konsiderohet edhe ajo e burrave edhe grave qe punojne si bujq neper fusha apo si bahcevane neper vila dhe kopshte private.
Agimi nga Memaliaj sic prezantohet vetem me emrin e tij e sheh nderkohe me optimizem dhe si te favorshem hyrjen e pageses me kupon ne jeten e imigracionit. Shpresoj se tani imigrantet do ti marrin 300 dite qe punojne se i punojne por siguracionin e marrin gjysem per gjysem per 150 dite qe u duhen per dokumentet. Per kete sipas tij duhet te jene te ndergjegjesuar te jene kerkues edhe imigrantet. Duhet te ndergjegjesohen ta kuptojne edhe vete se eshte ne te miren e tyre.
Ceku qe do te permbaje kontribucionin social
Aspirata per te marre secili hakun qe i takon sic duhet te ndodh ne nje marredhenie te shendoshe pune bashkekziston me shqetesimin e ligjshem se pjesa e kontribucionit social qe do te permbahet ne kupon do te hahet nga kuota e pages per te cilen do te bihet ne ujdi. E mire eshte pagesa me kupona me ergosimo sic thone greket por kam frike se kjo do te me ule diten e punes i thote DW Xhulianja Tahiri nga Fieri qe ka 18 vjet qe punon si shtepiake.
Kuponi do te jete nje lloj ceku qe punedhenesi do ta marre ne 600 pika te ndryshme ne te gjithe vendin prane bankave dhe zyrave por edhe supermarketeve qe do te aplikojne edhe oferta bile per te terhequr klientele por edhe nepermjet Internetit dhe do te permbaje hakun e punes por edhe kontributin e punedhenesit dhe punonjesit. Me thyerjen e tij do te hiqet automatikisht kuota e siguracionit social qe i depozitohet arkes se siguracionit social te punonjesit IKA ETEAM apo OGA. Vendimi thote se kuponi skadon 4 muaj pas nxjerrjes se tij dhe nuk mund te jete me i vogel se 5 euro.
Per garancine e procedures dhe dokumentimin e kuponave do te mbahet Arkiv kuponash si per themelimin e se drejtes se pensionit po keshtu edhe per perfitimet qe do te kene punedhenesit. Per te stimuluar aplikimin e tij kontribucionet e siguracionit punedhenes/punonjes nga 35.40 reduktohen ne 20 kuota e re e te dy paleve do te percaktohet me vendim te Keshillit Drejtues te entit te siguracionit social IKA.
Nje risi me pikepyetje per suksesin e saj
Si cdo gje e re edhe kuponi ose ergosimo me certifikate lindjeje ne kohen e krizes me te thelle te koherave moderne te Greqise pranohet jo vetem me optimizem por edhe me kritika dhe skepticizem si ai i shprehur ne DW nga gazetari i imigracionit Robert Goro E konsideroj pak si komike sepse druaj se pjesa me e madhe e punedhenesve por edhe e emigranteve nuk kane per ta aplikuar kete menyre pagese qe behet vetem dhe vetem per te luftuar evazionin fiskal.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Lindita Arapi