E Diel, 1 Nëntor 2026

Një shtet rrumpallë dhe i forti Florenc Hoxha

florencNjë ngjarje sa e rëndë, aq edhe qesharake ka ndodhur gjatë paradites së sotme në zonën e Misto Manes në Tiranë. Policia e Shtetit dhe ajo e Bashkisë së Tiranës, janë përlasur me njëra-tjetrën dhe ngjarja për pak ka degjeneruar në një sherr masiv mes forcve të policisë.

Gjithçka ka nisur pas një aksioni të ndërmarrë nga Inspektorati Ndërtimor i Urbanistikës në Bashkië e Tiranës, që kryesohej nga Florenc Hoxha, një personazh tashmë i njohur. Objektivi ka qenë prishja e një objekti.

Por, një vendim gjykate shprehet se objekti është më leje dhe nuk duhet të prishet. Për këtë arsye, Policia e Shtetit e ka marrë në mbrojtje këtë godinë, duke mos lejuar prishjen e saj.

Pavarësisht vendimit të gjykatës, Florenc Hoxha ka dashur të hyjë me dhunë në godinë, për ta prishur atë.

Në rolin e të fortit, rol të cilin e ka bërë shpesh herë këto dy vitet e fundit, që kur është emëruar nga Basha në Bashki, Florenc Hoxha ka debatuar me tone të ashpra me oficerët e Policisë së Shtetit, madje edhe duke i kërcënuar ata.

Ndërkohë që ndërtimet pa leje kanë zaptuar gjithë Tiranën, duke nisur që nga qendra, Florenc Hoxha vete për të prishur një ndërtesë në periferi dhe që për më tepër është me leje, sipas një vendimi të gjykatës.

Tashmë duket se me ndërrimin e pushtetit, Basha duket se do të përdorë policinë bashkiake, për të krijuar tensione si ai i sotmi./b.l

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›