Një skenë me mishngrënës
Fundjavën që shkoi si shumica e banorëve të kryeqytetit, vendosëm ta kalojmë në det afër Tiranës, në gjirin e famshëm të Lalzit, sepse u bë i famshëm pikërisht prej të famshmëve që kanë ngritur vilat e tyre aty. Nuk do doja fare të merresha me pampersat që groposen në rëre nga nënat e reja budallaqe (në fakt në vendet evropiane të ngjashmet e tyre i palosin e i fusin në qese speciale e i marrin me vete). Ajo që më ka tronditur ka të bëje me një gjë tjetër, që ndofta e kemi dëgjuar nga të tjerë, por është komplet ndryshe kur e sheh vete me sytë e tu.
Ngaqë shishja plastike që kishim marrë me vete u ngroh aq shumë sa vështire se uji mund të ishte i pijshëm, dhe gjithashtu të lodhur edhe të trishtuar (ne jemi qenie të përgjegjshme sociale apo jo?) nga pamjet tronditëse të fëmijëve shitës ambulatorë që ecnin pa ndërprerje mbi rërën e nxehtë duke thirrur me zërin e tyre prej tellalli për të tërhequr vëmendjen e plazhistëve- në shumicën e rasteve pa sukses, njëri syresh ma këputi shpirtin ai me i dobëti, sepse e kam të vështire tia përcaktoj moshën ngaqë dobësia trupore të bën të dukesh më i ri nga çje dhe në këtë rast djali dukej jo më shumë se 7 vjeç. Kishte veshur një këmishe me mëngë të shkurtra tip burrash dhe një pale pantallona të shkurtra e një palë shapka plastike. Në një anë të krahut i kishin varur me siguri prindërit e vet një rrjetë të madhe të mbushur me disa topa futbolli, e cila i tërhiqte jakën e këmishës duke ia zbuluar qafen e tij të hollë e të nxirë prej diellit, ndërsa në anën tjetër mbante një qese me shishe vajrash antidiell. Sa here mbërrinte tek çadra jone pas shume rrotullimeve që bënte në tërë hapësirën thërriste: hajde topa futbolli, vajra plazhi speciale. dhe erdhi një çast kur nuk munda më e i thashë me dhimbje: shko në shtëpi freskohu edhe fli gjumë se nuk i blen njeri këto sende që të kanë ngarkuar në kurriz, por djali uli kokën e nuk u përgjigj ndërsa ne u nisem drejt barit për të pirë një ujë të freskët, ai vazhdoi me zërin pak si të zvargur thirrjen e tij.
Sapo u ulëm e pa u sistemuar akoma mirë, në krahun tim të majtë mbi një tavolinë të madhe rrëshqitëse një qengj i pjekur me gjithë kokë e me nja dhjetë limona të rreshtuar rreth e qark më befasoi, ndërsa dy burra po e shtynin për në destinacion. Mendimi i parë që na erdhi ndër mend edhe e thamë në një goje ishte: mish në ketë vapë, gjithë ketë mish, por çudia ishte se tre burrat që prisnin të qetë prenë e tyre nuk ishin njerëz të panjohur për ne, sidomos njeri, ai politikani që ishte me kurriz nga ne, por dallohej lehtësisht nga pamja. Rreth e rrotull qytetare të ndryshëm hanin me kokën varur si fajtorë gjënë e porositur dhe me kujdes me cep të syrit shihnin shqyerjen e qengjit, por nuk diskutonin nuk mundeshin, mbase e kanë zakon prej të parëve, mbase kanë mallkuar fatin e poshtër që i solli mu ne atë moment për të parë atë gjë kaq qesharake. Qesharake mund të mos e quajë dikush tjetër, por unë për vete qesha dhe u habita Njeri prej mishngrënësve, ai që e kishte fytyrën me pamje nga tavolina jonë, qeshte o nga gëzimi që ishte ulur me atë njeri aq të rëndësishëm në tavoline, o nga gëzimi i gjësë që sapo i erdhi mbi pjatë, ai qeshte dhe binte në sy se kishte vetëm tre dhëmbët e parë, ndërsa gjithë zgavra e gojës ishte bosh. E morëm shishen e ujit e nuk e zgjatëm qëndrimin sepse ai trishtim që pata nga djali shitës ambulator i topave të futbollit mu zmadhua kur pashë këtë njeri me tre dhëmbë kaq të ngazëllyerndofta kur ka qene i vogël nuk ka shitur topa futbolli, por me siguri një fëmijëri të vështire kish kaluar. As që e mendova fare çdonte ky politikan i rëndësishëm me këta njerëz në këtë vape me këtë qengj me gjithë kokë mbi pjatën e tij, por një rrëqethje me përshkoi trupin kur kalimthi e imagjinova atë fëmijë të dobët me topat në krahë që çapitej nëpër rërën e nxehtë të bregut të Lalzit sikur një ditë i rritur i bërë burrë si ai me tre dhëmbët e parë do të gjendej në të njëjtën tavolinë i ngazëllyer duke qeshur.
PS: Ndërsa një ministër grek pak kohë më parë në periudhën e vështirë të krizës që po kalonte vendi drekonte peshk në një restorant një qytetar i shkoi tek tavolina ministrit e ia rrëmbeu nga pjata. Asnjë pasojë nuk pati qytetari e asnjë reagim negativ prej Ministrit
