Një skuadër për ta shpëtuar gazetaren

Askush nuk do të besonte se francezët do të bënin një film që ka të bëj me luftë, agjenci inteligjente dhe me një histori si e bëjnë me filma ushtarak industria e Hollywoodit.
Por, kësaj radhe do të shikoni një film evropian që është i këtillë përderisa misioni i këtyre forcave speciale është për të shpëtuar gazetaren e re Elsa, e cila luhet nga aktorja Diane Kruger dhe është një reportere lufte në Afganistan.
Misioni i gazetares është për të intervistuar abuzimin e grave afgane nga talebanët, përderisa ajo shoqërohet edhe nga një mysliman simpatik me emrin Amin
(Mehdi Nebbou), në të cilin ajo dashurohet.
Pasi që kidnapohet presidenti francez do të dërgoj një elitë me ushtar komando me mision shpëtimin e saj ndërkaq kësaj skuadre do t’i prij komandosi Kovax (Djimon Hounsou) dhe eprori dhe dora e djathtë e tij Victor (Alain Figlarz) — të cilët shkojnë dhe hynë në zemër të bazave islamike.
Skenat e betejave janë shumë të vështira, kurse lideri i talebanëve (Raz Degan) është një njëri dashakeq, i qetë në dukje por shumë keqbërës. Aksionet kthehen në shumë vrasje përderisa skuadra shumicën e rrugës e bën këmbë nëpër malet e egra dhe të thepisura në mes të Pakistanit dhe Afganistanit, male këto me stuhi bore dhe shkretëtire përderisa Kruger është ajo e cila mëzi që i mbijeton këtyre stuhive.
Udhëtimi dhe shpëtimi është shumë i vështirë përderisa filmi është një film që ju inspiron për të krijuar edhe një melodramë.
“Special Forces” është një film që pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet vetëm nga personat mbi moshën 16 vjeçare.
--------
Special Forces
REGJIA: Stéphane Rybojad
SKENARI: Stéphane Rybojad, Michael Cooper
AKTORË: Diane Kruger, Djimon Hounsou, Benoit Magimel, Denis Menochet, Tcheky Karyo, etj…
MOSHA E LEJUAR: Mbi 17 vjeç.