E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një skulpturë me elemente shqiptare

Skulptori shqiptar, Genti Tavanxhiu, ka nisur të krijojë një tjetër vepër arti, e cila do t‘i shtohet fondit artistik të veprimtarisë së tij. Ai po realizon një skulpturë në dru polikromi, që sjell figurën e Shën Maria Assunta-s. Me të përfunduar, vepra do të vendoset në kishën Castelluçio të Norcia-s. Artisti shqiptar ka realizuar shumë vepra në Itali. Vepra së cilës i është kushtuar aktualisht ka mjaft vlera artistike dhe shpirtërore. Artisti është duke punuar në dru të dimensioneve të mëdha. Skulptura sjell Shën Marinë në momentin kur ajo është duke zbritur prej qiellit me këmbët e mbështetura në re, shoqëruar nga engjëj. Sipas traditës ikonografike europiane që ka prodhuar gjatë shekujve kryevepra unike, kjo vepër të bën të mendosh për Assunta-n e Tiziano-s në Venecia në Bazilikën e Shën Marisë së Frarit. Zgjedhja e drurit për punimin e kësaj figure, buzëqeshja në fytyrë duket qartë se janë frymëzime prej viteve ‘400, ku skulptori shqiptar është bazuar në realizimin e saj. Trupi ngjan me kërcellin e një luleje që çel drejtuar qiellit në kërkim të dritës. Palët e vogla të veshjes, të kujtojnë formën e Yllit Kometë, simbol i lindjes, ndërsa reja me format e saj në formë drapri, apo hëne të sjellin në mendje simbologjinë astrologjie pagane, tipike e Shqipërisë prej nga vjen autori... Edhe pse skulptura nuk ka përfunduar ende duket qartë se gjuha artistike e përdorur prej Genti Tavanxhiut sjell shumë prej vendit të tij të origjinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›