E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Mbeshtesim perpjekjet per integrim


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama i ka dërguar një mesazh urimi homologut të tij shqiptar Bamir Topi dhe gjithë popullit shqiptar, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

"Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar!Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë", thuhet në mesazh.

Në urimin e tij, Obama thekson se SHBA-të e kanë ruajtur përkushtimin e palëkundur për sigurinë dhe begatinë e Ballkanit.

"Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe", shkruan Obama në mesazhin e tij.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Hipoteka: Prona që pretendon familja Konomi ka ende probleme
Reagimi, pas letrës së familjarëve të gjyqtarit të vrarë
Mitrovicë, KFOR përplasje me serbët
Familjarët: Çfarë po ndodh me hetimin e vrasjeve?
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›