Një taksë e re në Bashkinë e Tiranës
Para disa ditësh, Bashkia e Tiranës njoftoi se do të krijojë një zonë në periferi, ku do të grumbullohen të gjitha sallat e lojrave të fatit dhe të basteve sportive. Arsyeja? Që të pakësohet kriminaliteti dhe problemet sociale që lidhen me këto biznese.
Dhe sot gazeta Panorama, e cila zakonisht publikon e para njoftimet e Bashkisë së Tiranës, raporton se ish- Uzina e Autotraktoreve është vendi që ka përzgjedhur për këtë grumbullim grupi i punës në Bashkinë e Tiranës, pasi ka marrë në shqyrtim katër variante të propozuara. Grupi i punës drejtohej nga kryebashkiaku Lulzim Basha, dy zv/kryetarët, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtoresha e Tatim-Taksave.
Nga raportimi i Panoramës mësojmë se lëvizja e bizneseve të lojrave të fatit dhe të basteve sportive në zonën e përcaktuar nga Bashkia do të jetë fakultative dhe jo e detyruar, siç linte të kuptonte njoftimi fillestar. Dhe ato biznese që do të vazhdojnë të operojnë në sallat aktuale në Tiranë, do të detyrohen të paguajnë një taksë suplementare (tabela e detajuar e taksës suplementare që do ti propozohet Këshillit Bashkiak, e kopjuar nga Panaroama, vijon më poshtë).
Hamendje: Shumica e bizneseve të lojrave të fatit dhe të basteve sportive do ta vazhdojnë aktivitetin në sallat aktuale (për të ruajtur klientelën) dhe do të paguajnë taksat e reja që po vendos Bashkia. Po kriminaliteti dhe problemet sociale që lidhen me këto biznese? Do të vazhdojnë si më parë
E.Zaloshnja
Taksat
Niveli i taksës së përkohshme të lojrave të fatitaplikohet i diferencuar, sipas ndarjes zonale të hartës së qytetit të Tiranës.Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës deri në datën 31.03.2013 është si më poshtë:
- Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 1.000 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 700 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 500 lekë/m2;
Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës pas datës 31.03.2013 është si më poshtë:
- Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 10.000 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 7.000 lekë/m2;
- Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 5.000 lekë/m2;
Subjektet e kategorisë së lojërave të fatit, kazino dhe kazino elektronike që zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin e Uzinës së Ndërrimit të Automjeteve (UPNA ish uzina e Autotraktoreve Shkozë),përfitojnë rimbursim të pagesava të kryera të kësaj takse, si më poshtë:
- Për zhvendosjen brenda datës 31 Dhjetorit 2012, rimbursohen në vlerën 100% të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse;
- Për zhvendosjen brenda datës 31 Mars 2013, rimbursohen në vlerën 50% të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse;
http://respublica.al/artikuj/2012/08/31/nje-takse-e-re-ne-bashkine-e-tiranes
