Terror në Sarandë, vritet një person, plagosen dy të tjerë.Vrasësi dyshohet nga Delvina
Qyteti i Sarandës është terrorizuar gjatë pasdites së sotme, teksa një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve të policisë, viktima është shtetasi Adi Beqiraj, 40 vjeç, ndërsa të plagosurit Ferdinand Xhago, 32 vjeç dhe Orosh Ziflaj.
Burime pranë policisë thanë se ata janë qëlluar teksa kanë qenë duke qendruar në një lokal.
Edhe pse nuk ka konfirmime zyrtare, dyshimet e para për autorin janë drejtuar tek një shtetas nga Delvina i quajtur Bledi, ndërsa mbiemri nuk bëheti i ditur, person me precedentë penale. Vrasja ka lidhje me një vrasje të një polici në qendër të Delvinës kohë më parë, sipas pistave të para të hetimit.