E Diel, 1 Nëntor 2026

Haldeda Hendeku mes pagave te qytetareve dhe pushtetareve eshte ngushtuar

Diferenca e pagave të qytetarëve me pagat e pushtetarëve, përfshirë edhe kryeministrin, ka ardhur duke u ngushtuar që nga viti 2005. Numri dy i Financave, Nezir Haldeda, sqaroi se ky hendek është bërë më i ngushtë falë vendimeve të përvitshme që qeveria ka marrë për rritjen e pagave të punonjësve.

Sipas Haldedës, falë vendimeve të qeverisë sot pagat e arsimtareve dhe mjekëve janë dyfishuar, duke siguruar mirëqënien e tyre, si dhe çdo punonjësi tjetër që ka përfituar nga rritja e pagave.

 Sipas zëvendësministrit të Financave, rritja e pagave dhe e pensioneve I atribuohet stabilitetiti makro-ekonomik të Shqipërisë, edhe në një periudhë të ashpër krizë ekonomike në rajon e më gjërë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›