Greqi, sot festë kombëtare, policia në gatishmëri
ATHINE-Për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme kundër politikanëve që do të marrin pjesë në festimet e sotme të përvjetorit të festës kombëtare të 28 Tetorit, që lidhet me fillimin 71 vjet më parë, të luftës italo-greke, policia ka bërë një plan për mbrojtjen e tyre.
Në zemër të Selanikut, ku do të zhvillohet parada më e madhe dhe në të gjitha rajonet e Atikës dhe të Greqisë, ku do të marrin pjesë zyrtarë të qeverisë, parlamentarë dhe politikanë, do të ketë masa të shtuara për të shmangur kontaktin mes tyre dhe qytetarëve të zemëruar.
Sipas gazetës Protothema, ka madje disa politikanë që kanë njoftuar policinë në lidhje me programin e sotëm, në mënyrë që të mbrojnë ata në qoftë se do të ketë sulme verbale nga turma ose lëvizje kërcënuese kundër tyre.
Incidenti që ndodhi para disa ditësh në Selanik me Ministrin e Mbrojtjes Panos Beglitis, ishte arsyeja kryesore për zhvillimin e planit operacional të policisë të koduar "Parade".
Kështu, oficerët e sigurisë, skuadrat e policisë për trazirat, makina të policisë dhe ekipi i policisë DI.AS. do të patrullojnë dhe do të jenë të pranishëm në paradën e Selanikut dhe në një shkallë më të vogël edhe në pjesën tjetër të Greqisë.
28 Tetori i sivjetëm shënon 71 vjetorin e fillimit të luftës italo-greke, dhe njihet nga populli grek si “dita e JO-së”, pasi kryeministri i asaj kohe Joanis Metaksas refuzoi me një JO ultimatumin e Italisë së Musolinit, për të hyrë pa hasur rezistencë në tokën greke nëpërmjet kufirit shqiptar, gjë që u bë shkak për fillimin e luftës.
(d.b/BalkanWeb)