Osmani ia rikujton Kushtetutën Thaçit

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka shprehur opinionin e saj kundër qëndrimit të Kryeminstrit të Kosovës Hashim Thaçi që serbët e veriut të votojnë me dokumetet që ata kanë.
Për këtë ajo i ka rikujtuar Thaçit, Nenin 45 të Kushtetutës së Kosovës ku thuhet:
"Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor."
Këto i ka shkruar në rrjetin social fecebook
“Si do ta vërtetoje Thaçi që këta qe votojnë me dokumente serbe janë shtetas te Republikës se Kosovës, ashtu siç e kërkon Kushtetuta”, ka shtuar Osmani./Indeksonline