Princi Uilliam ul helikopterin në ujë (FOTO)
Po rezulton interesante kjo vizitë e çiftit të ri mbretëror britanik në Kanada. Kësaj here princi Uilliam ka ulur një helikopter Sea King në ujë si pjesë e një demonstrimit të një manovre kërkim- shpëtimi, që aplikohet në Kanada.
Turma njerëzish shpërfillën shiun për të parë këtë manovër të Princit, që tregoi aftësitë e tij si pilot. E shoqja e tij ndoqi nga afër këtë manovër.
Kanadaja është i vetmi vend që trajnon pilotët e saj që të performojnë uljen në ujë, dhe Uilliam e bëri këtë performancë për herë të parë.


