E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tjetër e lidhur prej 16 vitesh në Kavajë

Rasti i dy motrave në Peshkopi të mbajtura për 22 vjet të lidhura me zinxhirë nuk është i vetmi, ku persona me probleme të shëndetit mendor trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Janë vetë familjarët e këtyre personave që në kërkim të një zgjidhjeje po bëjnë publike historitë e tyre. I tillë është dhe rasti i, 22-vjeçares nga Kavaja Armida Tani, e cila sipas familjarëve po mbahet e lidhur me zinxhirë prej 16 vjetësh. Babai i 22-vjeçares thotë se është detyruar ta lidhë vajzën e tij, për shkak të sjelljes agresive dhe problemeve që ajo ka shfaqur që prej moshës 6-vjeçare. Ai denoncon mjekët e Spitalit të Kavajës për mosmarrje në konsideratë të kërkesës për trajtimin e vajzës së tij. Por pavarësisht publikimit të historive shokuese, deri më tani asnjë person apo institucion nuk është vënë para përgjegjësisë për ushtrim të dhunës ndaj personit, abuzimit me detyrën apo mosdenoncim të këtyre rasteve që përbëjnë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›