Policia: Bashkia injoron kërkesat tona për trafikun
Qarkullimi me makinë në kryeqytet vazhdon të mbetet problematik për shkak të mungesës së semaforëve, apo edhe më keq mosfunksionimit të tyre, apo qoftë edhe për mungesë të sinjalistikës. Një problem që e ndeshim 24 ore në 24. Këto jane pamjet e filmuara mbrëmë në disa zona të kryeqytetit, ku siç shihet qartë semaforët nuk punojnë dhe kjo situatë veçse krijon kaos në trafik.
Punën e semaforëve apo të tabelave orientuese, në mungesë të tyre, e bën policia rrugore. E natyrisht kjo punë ka edhe një kosto.
“Jemi të detyruar që për një aks rrugor të vëmë 4-5 patrulla për normalizimin e trafikut. Ka segmete të cilat nuk janë të pajisura me sinjalistikë vertikale dhe horizontale madje ka segmente të cilat kanë sinjalistikë të vjetëruar dhe që tashmë duhet të rehabilitohet.
Vendosja e semaforëve dhe e te gjithë sinjalistikës rrugore është, si dhe kontrolli i gjendjes së tyre është detyrë e bashkisë. Drejtori i Policisë Rrugore në kryeqytet thotë se ka patur takime me përfaqësues të bashkisë ku u ka paraqitur problemet. Por nga këto takime kanë mbetur vetëm disa premtime.
“Kemi pasur kontakte me sektorin e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës. Na kanë premtuar se do të ndërhyet brenda një kohe të shkurtër por ende nuk është bërë gjë.”
Tirana është qyteti më i populluar në vend dhe me numrin më të lartë të automjeteve në qarkullim. Por është gjithashtu një prej qyteteve me numrin më të vogël të rrugëve të reja të hapura pas vitit ‘91. Për më tepër, në rrugët e rikonstruktura, mungojnë vijat e bardha për makinat e këmbësorët, si dhe çdo sinjalizim tjetër që do të rregullonte qarkullimin dhe do ta çonte atë drejt normalizimit. Me këto ritme të pushtetit lokal për ta rregulluar këtë problem që banorët e kryeqytetit e hasin çdo ditë, ndoshta zgjidhja mund të vijë me planin rregullues të Tiranës, i cili sipas parashikimeve përfundon në vitin 2020.