E Enjte, 5 Nëntor 2026

Një tjetër murale stolis Tiranën, Veliaj ndan pamjet

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Një astronaut është muralja më e re e stolisur në fasadën e një pallati në kryeqytet si pjesë e projektit “Mural Fest” në Tiranë.

Pamjet e veprës së përfunduar i ka ndarë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në rrjete sociale.

“Një tjetër murale zbukuron Tiranën”, shkruan Veliaj krahas videos.

Në edicionin e gjashtë, 14 murale të reja janë pikturuar për publikun duke i dhënë qytetit më shumë kulturë, dritë dhe ngjyra në ambientet e ndërtesave ku po vendosen.

“Mural Fest” organizohet nga Dekor Tirana dhe është kuruar nga artisti i njohur Helidon Haliti.

/m.m/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›